Nga Organizata e Gruas “Hope & Peace”- New York, SHBA*
Znj. Myfarete Laze, me gjithë respektin e dashamirësinë që kemi për ju si artiste, ne si Organizatë e Gruas Shqiptare – Amerikane në SHBA për të qenë të sinqerta bashkërisht, po të përgjigjemi se; shprehja juaj – ngacmimi seksual është “vlerësim” gaboheni.
Mike e dashur po mbi 20000 vajza e gra që u vranë, dhunuan, u zhdukën nga makineria (meshkuj) serbë në Kosovë si e quani ju këtë masakër kriminale!? Vlerësim!?
Nuk po ndalemi sot tek burgjet politike shqiptare, ku kanë vuajtur dënimin mijëra gra e vajza të pafajshme shqiptare e të huaja.
Duke qenë se ne si Organizatë merremi me të drejtat e grave dhe fëmijëve, herë pas here në takimet tona flasim edhe për dhunën seksuale, ngacmimet seksuale. Herë pas here kemi ngritur zërin kundër dhunës ndaj gruas, e kundër trafikimit njerëzor me organizatat e ndryshme amerikane e botërore edhe pranë OKB, por kurrë nuk e kemi dëgjuar shprehjen se ngacmimi seksual është “vlerësim” dhe shpresojmë të ndërgjegjësoheni e të jepni një gjykim më të thellë.
Më poshtë po ju paraqesim disa momente flagrante që kemi dëgjuar nga biseda me gra e vajza të ndryshme ku vërtetë kërkohet vëmendje e kujdes i veçantë ndaj femrës si nga organet e rendit, qeverive përkatëse, OJQ dhe individëve të ndryshëm.
Nëse ju, apo një femër tjetër është duke shkuar në shtëpi pas pune vonë, natën, pas turnit të dytë në një rrugë ku është bllokuar çdo lëvizje nga dëbora dhe qarkullimi rrugor, është pezulluar (qoftë edhe në qytet) e nëse një apo dy maniak seksual i ngjiten pas, si quhet për ju ky veprim makabër apo vlerësim? Apo do të thuash se femra po i ul vetë pantallonat!?
Nëse je duke punuar turni i tretë në një fabrikë, në një ambient ku je vetëm ti, të vjen shefi, e aty nuk ka kamera. Ai me forcën e mashkullit të mbyll gojën, derën e zyrës e të kap me zor, si e quani ju?
Nëse je duke udhëtuar në autobus e një maniak seksual të ngacmon seksualisht me duart nën fustan apo të prek gjoksin apo nga pas, çfarë përbën për ju ky veprim i ulët “vlerësim, “respekt, propozim”?
Nëse je duke ngjitur shkallët e pallatit ku banon dhe një mashkull si hije të ndjek nga pas, e ti nuk e ke vënë re, si e quani ju këtë veprim të tij, vlerësim?
Kemi parë në lajme raste të ndryshme që edhe në mes të rrugës në orët e para të mëngjesit, janë përdhunuar gra në moshë madhore mbi 80 vjeç nga njerëz të pamoralshëm, si mund të quhet ky akt i dhunshëm, respekt, vlerësim, ngacmim seksual, dhunë seksuale, apo propozim për femrën?
Një grua pasi përfundon punën e lodhur e do të kthehet në banesë pas turnit të dytë, del nga treni/ autobusi, errësirë, pas i ngjitet një mashkull me thikë të mprehtë në dorë. Gruaja as e njeh as e ka parë kurrë në jetën e saj këtë person, ndërsa ai pa asnjë shkak kërkon ta përdhunojë e më pas ta vrasë. Ja pra kemi qindra raste kur femrës i rrezikohet edhe jeta nga ngacmimet seksuale e abuzimi seksual.
Para pak kohësh një grua në Korçë e divorcuar nga i shoqi protestonte sepse edhe pas ndarjes jetonte në të njëjtën banesë me ish-in, por ai përsëri nuk e linte të qetë gruan e gjorë.
Gaboheni Myfarte!
Po ato gra e vajza të reja që shiten akoma edhe sot çdo ditë nëpër botë, apo shfrytëzohen për prostitucion, të cilat janë jo vetëm të pafajshme, por edhe të pafuqishme, po i ulin vetë pantallonat apo po kërkojnë mbrojtje ligjore pasi janë viktima të trafikimit njerëzor. Në çfarë kategorie do t’i rendisnit? Apo edhe atyre janë duke u bërë “vlerësimet” e rastit?
Të ishte ashtu siç shpreheni ju, nuk do të kishim trafikim të femrës në botë, ndërkohë që të gjitha organizatat e gruas sëbashku me në krye OKB, vazhdimisht bëjnë përpjekje për parandalimin e këtyre akteve penale e të rrezikshme për njerëzimin e protestojnë vazhdimisht për të shpëtuar gruan e vajzat nga këto kthetra barbare. Të mos harrojmë se niveli arsimor i grave dhe vajzave të trafikuara rezulton të jetë 8-9 vjeçar në botë.
Sulmi apo ngacmimi seksual paraqet diskriminim gjinor e jo vlerësim siç shpreheni ju. Ngacmimi seksual përfshin çdo formë të sjelljes që paraqet cenim të dinjitetit personal, e jo “vlerësim” siç shpreheni ju. Përfshin çdo formë të sjelljes së padëshiruar seksuale, verbale dhe joverbale fizike.
Si përfundim ju këshillojmë të lexoni pak mbi serinë e projektit politikat lokale gjinore mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebbert Sttiftung, apo edhe materiale të tjera ndihmëse.
*Reagimi vjen pas një deklarate të këngëtares shqiptare, e cila tha se ngacmimet që iu bëhen vajzave nga meshkujt, janë një vlerësim për to.
ju te shoqatave e keni bere rruge…………i fryni fenomenet, se vetem keshtu ju shtohen FONDET……….. keto shembuj qe jepni ju abuzimesh e perdhunimesh cnjerezore edhe Myfaretja si femer i denon……por ajo thote dicka tjeter…….kur nje mashkull te NGACMON ME FJALE, eshte flirtim……sepse ato femrat e hollywood-it ishin te rritura dhe nuk i kapi njeri me zor
Keto grate e shoqates po vete-perdhunohen vetem per fonde. Cfare nuk ben njeriu per para. Pasaj kush foli per perdhunimin njehere? Perdhunimi eshte nje veper barbare qe vetem meshkuj te semure mendore e cojne neper mend ose e bejne.
Por Myfaretja e kishte fjalen per ngacmime seksuale qe u ndodhn rendom femrave te bukura. Nje djale i thote nje vajze ne rruge: “Sa e bukur m’je bo sot moj, si shpirt.”
Tani, ky eshte ngacmim, apo perdhunim? Se po qe keshtu, gjysma e cunave te Tiranes duhet futur ne burg per perdhunim nga larg, me fjale, pa prekje. Ky eshte nje shembull klasik kur grate marrin kot. Por keto jane gra te deshperuara, dhe jane pakice, sepse shumica e grave jane shume me inteligjente se kaq dhe a kuptojne dallimin kur dikush te ngacmon se te ka qejf, dhe kush te ndjek nga pas si predator per te perdhunuar apo vrare. Ndryshe, e hengrem – jemi te gjithe per ne burg.
Myfaretja nuk foli per perdhunimin por per ngacmimin seksual. Ndryshon pune moj e mjere.
DOLEN shoqatat qe fshihen mas fatkeqsis te grave te kosoves , po kto qe dalin shetisin pa brek rrugve nuk bejn provokacion , kur sekretaja nuk vesh brek dhe shkon xhveshur fare ne pun nuk esht provokacion , ndaleni pak vrrullin ju shoqatat qe per festen e nenes per 8 mars shkoni neper klube nate dhe kaloni festen duke ferkuar bythen tek striptistet burra ,argetoheni duke par mashkullin kur zhvishet , nje pjes jeni dhe familjare me burra ne shpi çesht me e forta , nuk e kuptoni qe jeni egzaxhiru deri ne dalje bark me kto te drejtat tuaja pa fund , perfitoni se dalin dhe ca burra “perparimtar”qe ju japin te drejt vend e pa vend dhe nuk ndaleni duke degjeneru njerzimin , kerkoheni te drejten ju grat e shqiptarve te SHBAs por duke mos shkelur ne te drejten e burrave tuaj , rrini serjoze dhe me veshje normale ndaloni shoqet tuaja mos provokojn te tjeret duke dal ne xhdo klip kenge pa brek , ose me brek rryp , ndaloni dhe konkursin kush ka bythen me te mir se i la leket silikon , pastaj ankouni , mos u fshini mas fatkeqsis se grave te kosoves , mjaft me mashtrime , po mblidjhini shoqet e tuaja atje ne amerik , se po vin e po na shesin live ne tv lodra seksi , ate beni , 6pastaj beni vjerzh marin me shoqatat tuaja neper gazeta . gruaja tashme i ka fituar te drejtat qe duhet te fitonte esht e lir te punoj te bej jet normale ne nje lokal diskotek me shok e shoqe ,por nuk duhet te justifikoni degjenerimin me te drejtat e grave ,se tregoheni te pa drejta , provokimi esht i pa drejt.
Nje pergjigje dinjitoze .
E cfar organizate jeni ju qe prodhoni akuza te rreme. Duhet te ju vije turp per nivelin e ulet moral qe tregoni ne kete shkrim/pergjigje te kengetares Myfarete.
Absolutisht ajo nuk ka thene ato fjale qe ju e akuzoni. Ajo thjeshte ka bere fjale per rrethanat e atyre kengetareve, qe po s’deshen, nuk ja ul kush me zor pantallonat.
Ngacmim seksual eshte zakoni qe kane meshkujt shqiptare te prekin gjokset apo vithet r grave dhe vajzave rruges. (Nuk behet fjale per meshkujt shqiptare te edukuar dhe me tru dhe nuk flitet per femrat vulgare apo pseudomodetne qe dalin shetisin me rroba shume te ngushta dhe te shkurtra. Behet fjale per nenat motrat dhe vajzat tona re veshura mese normal dhe qe shkojne apo kthehen nga puna).
Vajza ime 34 vjec me kerkon t’a shoqeroje kur kthehet nga puna ne darke kur eshte turni i dyte sepse disa here meshkujt e kane ngacmuar seksualisht sikur te ishte prona e tyre. Njehere kur po ktheheshim bashke ne darke nje i dehur filloi te shante nga nena e baba. I dola perpara petpara t’a ndaloja por mezi u qetesua.
Realiteti ne shqiperi eshte i eger. Shoqeria ne te cilen jetojme eshte e dhunshme.
Mbroni nenat, motrat dhe vajzat tuaja se nuk behet fjale per femra spektaklesh apo te tjera shume te guximshme per kohet qe jetojme.
Kjo kengetare ka folur pa u thelluar shume dhe duket se e ka me teper mesazhin per koleget e saj te reja qe e sfidojne me asete epshore dhe me pak profesionale se mefaretja.
Shoqatat bejne punen e tyre. Na takon ne qytetareve te jemi vigjilente dhe te civilzuar.
Me duket se keto organizata fantazme qe nuk bejne gje tjeter vecse fryen e pasurohen nga donacione e dhurata te ndryshme nen emrin e luftes per mbrojtjen e te drejtave te grave ne rastin konkret kane ngatruar litarin me k……Kush tha se perdhunimi i femres ne cdo kohe apo situate eshte normale dhe e lejueshme.Eshte krimi me i rende qe mund te behet ndaj nje njeriu e denimi duhet te jete me vdekje per ate qe e kryen,Por pa dashur te mbroj kengetaren e cila shprehet ne pyetjen qe i behet per profesionin e saj si artiste se breket nuk ti heq njeri me zor pa dashur vete.Ky eshte nje fakt i pa mohushem e nuk ka njeri ne bote te thote te kunderten.Prandaj eshte mire qe edhe gazetaret te dine si te trajtojne me vertetesi ceshjtjet qe ngrene pa dashur te imponojne ne mendimet e tjetrit por dhe pa cenuar personalitetin e atyre qe sulmohen me te pa drejte.
O shoqata
Myfaretja e pati per ato aktore dhe artiste qe vene ne dhomat e hotelit te manaxhereve te shtetit me demokratik ne bote. Atje ka ligj qe e mberthen cdo lloj plere per duarsh dhe e fut ne burg. Atje nuk eshte turp qe ti drejtohesh rendit per ndihme. Nuk eshte si ne Shqiperi qe te perdhunuarat nuk marin guximin te shkojne ne polici se eshte turp.
Ato “viktima” qe permend Myfaretja jane ato lloj femrash qe kane bere karieren duke pranuar pa fjale dhe pa asnje lloj proteste keto lloj gacmimesh, kane pranuar te marin milionat gjate karieres, dhe befas sot ndjehen te abuzuara.
Kjo eshte hipokrizi. Sepse fyerja nuk te lejon te heshtesh, a me teper ne nje vend si Amerika ku vetem per nje akuze te rrasin brenda.
Te gjitha keto jane mareveshje te panenshkruara qe per te bere karieren duhet ti pelqesh shefit. Ndaj them se genjejne kur ankohen per gacmim.
Tjeter jane ato femra qe refuzojne te avancojne aty ku shikojne se kane oferta te tilla.
Thjesht kthejne kurrizin dhe pranojne te kthehen ne luften per jeten me dinjitet.
Po keto sorrat qe jane ne keto shoqatat e dime mire si futen aty dhe cfare manipulatoresh te felliqura jane. Bushtra te verteta.
Lexova edhe shkrimin edhe komentet. Gjithkush duhet ta kuptojë se njëanshmëria e trajtimit të.çdo fenomeni krijon hapësira tejet të gabuara. Për mendimin tim komrntuesit janë shumë.më afër të vërtetës sesa shqetësimini shoqatës së grave.
Xyz
Myfarete ka të drejtë. Përdhunim është tjetër gjë
Mefarete! Organizata e gruas Hopa, Hopa, Rashe tek g(r)opa, nuk e kupton mendimin tend dhe jane keto shoqata te krijuara ne ditet e sotme qe vjedhin para e s’ngopen kurre qe derdellisin e na bejne moral te pamoralshmet, na mesojne si rriten femijet ato qe leshojne dobiçat sheshit e nuk dine ç’eshte femija, na japin mend ata q’skane as per vete. Kur behej lufta ne Kosove, shoqata e te drejtave te njeriut protestonte per te drejtat e atyre qe ishin te vdekur ! Eshte katastrofe me keto shoqata. Te tilla ka pase plot edhe ne Shqiperi, ishte dhe nje fare Ballhauri, nuk e di egzistojne sot apo jo. Je shume e sakte ne vleresimin tend, je shume elokuente dhe plot ndjenja, je femer qe pavaresisht moshes sotme e ndien dhe kupton se çdo te thote te jeshe femer dhe çdo te thote te jeshe mashkull, te dy plot ndjenja e afinitet perballe njeri tjetrit si i ka bere natyra. Mos nderhy per te sqaruar shoqaten se ato vete e kane mendjen tek parate e jo tek shpirti njerezor dhe kushedi se si mund te jene. Ato as vete s’e kane kuptuar se çdo thote mashkull dhe femer, nuk flase per kanibale rrugesh. Per femren apo dhe mashkullin edhe nje shikim embelsisht eshte vleresim qe natyra u ka atriubuar per te kenaqur njeri tjetrin. Pastaj, deshira eshte tjeter gje qe hyne tek pranimi apo mospranimi i asaj qe te propozohet , ndersa shkelja e pranimit apo mospranimit eshte prekja e te drejtave private te seicilit. Respekt, Mefarete. Une jam kunder shoqatave; vetem shteti dhe ligji duhet te administrojne shoqerine ne demokraci.
Shume shkrime i dobet.
Nuk ma merr mendja qe ka njeri qe nuk dallon Ngaxmim
me Perdhunim.
Por me sa kuptoj ne kete shkrim ( nuk di akoma arsyen pse e lexova) per ju nuk ka rendesi ndryshimi.
Vetem nje pyetje kam per kete shoqaten, cfar quhet rreklamimi cdo dite shume pak i gjoksit dhe shume me teper i bytheve nga ana e ketyre artisteve apo modeleve qe perseri pas nja 10 te vjetesh do te thone perseri sa jane ngacmuar saksualisht?