VIDEO/ Si tallet dhe mashtron TV Klan shikuesit e saj, nxjerr “live” edhe të vdekurit

20 Nëntor 2017, 09:31Sociale TEMA

Vdekja e kompozitorit Aleksandër Lalo, ka nxjerrë në dritë dhe një tallje që bën TV Klan me shikuesit e saj.

Ndërsa Lalo kishte ndërruar jetë, ai ndodhej “live” në TV Klan, në spektaklin “C’est la vie”.

Për këtë ka disa materiale si njoftime, spote, deri edhe statuse në rrjetet sociale nga pjesëmarrës në të, që luajnë rolin e një shou live.

Pak para se të mbërrinte lajmi i ndarjes nga jeta i kompozitorit, moderatorja e emisionit, Marina Vjollca shihej t’u kthente përgjigjje kritikëve të emisionit, të cilët komentonin se “C’est la vie” nuk është live.

Duke dëgjuar kohët e fundit komentet e njerëzve, shpeshherë edhe disa media kanë akuzuar me pa të drejtë që “C’est la vie” s’është live, por “C’est la vie” është live nga fillimi dhe deri në fund”, u shpreh Marina Vjollca.

Live 100%”, shtoi Altini, anëtari i jurisë.

Mirëpo vdekja e Lalos ndërkohë që programi transmetohej ka detyruar TV Klan të ndërpresë transmetimin e tij, me një njoftim sqarues ku thuhej se programi është i regjistruar.

TV Klan madje e ka fshirë nga Youtube videon me pjesën e emisionit, ku Marina u drejtohet kritikëve për statusin “live” të spektaklit.(TemA)

5 komente në “VIDEO/ Si tallet dhe mashtron TV Klan shikuesit e saj, nxjerr “live” edhe të vdekurit”

  1. An says:

    Hey ,gjeni ca gazetare prej verteti pash Zotin! Kendojn live do te thote kenga nuk eshte e regjistruar me pare dhe zeri eshte rregulluar me komjuter, por kendohet live. …original. ..ufffg

    1. Vlonjati 12 says:

      Mos u çudisni, budallalleqe te tilla ka me thes ne te gjithe kanalet televiziv.
      Ndodhin te tilla “mrekulli” kur u le mikrofonin ca kalamajve e çupulinave, qe nuk ia kane haberin televizionit
      dhe mund te thone e te çaprashitin lloj-lloj broçkullash para kamerave, duke menduar se ata/ato jane yjet e spektakleve.

  2. apapapa says:

    Bitches be trippin’!

  3. Kryeprokurore Argita B says:

    Klan Tv !? Marina who !?!?
    Who watches this shit ?

  4. perkthyesi says:

    Per te terhequr audience, televizionet tona bejne dhe burrat me barre, por News 24 dhe TV Klan, jane me te babeziturit ne kete drejtim! Turp e faqe e zeze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje