MOTI/ Jeni gati për borë? Ja parashikimi për ditët në vijim

19 Nëntor 2017, 19:22Sociale TEMA

Vjeshta është në ditët e saj të fundit për t’i lenë vendin dimrit.  Pritet që reshjet e shiut të intensifikohen në të gjithë vendin.

Ndërkohë parashikohet se gjatë natës në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Sipas meterologëve, rënia e dëborës do të sjellë edhe uljen e temperaturave deri në minus 3 gradë.

“Orët vijuese fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja dhe orët e natës shtojnë reshjet në gjithë territorin si edhe reshje dëbore priten në zonat malore. 

Në të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë mëngjesin e sotëm por një rënie me 2 – 3°C kanë pësuar vlerat termike të mesditës, rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës kur ekstremumet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C.” përcjellin meterologët. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje