Masakrat në Këçovë/ Nderohen viktimat shqiptare që u gjendën në varret masive, Majko: Duam paqe

18 Nëntor 2017, 17:56Sociale TEMA

Në fshatin Zajaz të Kërçovës u varrosën mbetjet mortore të viktimave shqiptare prej masakrave që datojnë nga  viti 1913 dhe deri pas Luftës së Dytë Botërore.

Eshtrat u gjetën në disa varreza masive në këtë qytet ku kohë më parë u zbuluan varreza të viktimave nga masakrat ndaj shqiptarëve.

Mësohet se varrimi i mbetjeve mortore u mundësua nga Këshilli Organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve në shekullin e kaluar.

Në varrimin e mbetjeve mortore, përveç përfaqësuesve shqiptarë në institucionet e Maqedonisë, të Shqipërisë dhe Kosovës, të bashkësive lokale e fetare, të pranishëm ishin edhe ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Hazbi Lika, kryetari i komunës Skenderaj të Kosovës, Bekim Jashari, kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Ministri Pandeli Majko u shpreh se sot shqiptaria e Maqedonisë nuk kanë në krah vetëm Shqipërinë, por ka dy binjakë, Shqipërinë dhe Kosovën.

“Ne duam paqe. Nëse na ofrojnë paqe, paqe do të ketë”, tha Majko.

Ndërkohë Ali Ahmeti, tha se “banda çetnikësh të organizuara nga ideologji shfarosëse me shpërbërjen e Perandorisë Osmane vërshuan në hapësirat shqiptare”, duke ushtruar siç tha ai, gjenocid për herë të parë në Evropë.

“E kaluara të mos na përsëritet. Mbase ky apel del nga zemra e një njeriu që është masakruar barbarisht, mbi 60 anëtarë të familjes. Ky apel del nga zemra e zhuritur që duhet dëgjuar dhe lexuar nga të gjithë popujt e Evropës, e aq ma shumë nga popujt fqinj.

Aq më shumë duhet dëgjuar nga të gjithë ata njerëz që duan paqen, stabilitetin dhe sigurinë se ne nuk duam të na përsëritet e kaluara, por ajo e kaluar nuk duhet harruar dhe ne se harrojmë.

Ky apel duhet të trokasë edhe tek bashkëqytetarët maqedonase, sepse edhe ata kanë njerëz të vrarë e të masakruar”, deklaroi Ahmeti. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Masakrat në Këçovë/ Nderohen viktimat shqiptare që u gjendën në varret masive, Majko: Duam paqe”

  1. tfgs1 says:

    cilet ishin keta ”cetnike vrases,qe pas shperberjes se OSMANEVE!!!![ketu na del qe osmanet pushtues paskan ruajtur keta ”shqiptaroviktima”!!!!] u versulen ndaj sunitoshqipfolesve…………….!!!!!!??
    Jo ,more plehra,keta ”vrases” nuk u versulen kot,porse me ikjen e armikut shekullor turk pjese e te cilit ishin edhe muslimon brothers[si sherbyes dhe bashkepushtues] u hakmoren .Keshtu ndodhi gjithandj,ne Kriti me ikjen e turqeve pushtues u larguan mijera turkoshake sherbetore te perandorise duke ditur se i priste vdekja nga vendasit per ato cka kishin bere nen hijen e osmaneve.Nje qytet sot ne Siri eshte ndertuar vec me te arratisur nga trojet greke pas ikjes se turqeve………..
    Nje gje e tille[per fat te keq] nuk ndodhi ne Shqiperi,keto plehra/turkosherbyese luajne sot ”autocthonus”-in shqiptar………

  2. beni says:

    Cmereni më turqellinjte more të mjerë! Kta luftuan për osmanllinj e jo për shqiptarin e Shqipërinë?

  3. arnauti says:

    Sulltan Ali Mehmeti-it i jane vrare 60 pjesetare te familjes (ushtrise otomane) ????!!!!!! Sa e paska pasur haremin gjyshi apo stergjyshi i Mehmetit , me sa haneme i paska bere 60 “koke” ???!!! Tani filloni rehabilitoni sherbetoret e pushtuesit otoman se mbaruat me me kelyshet e nazisteve dhe hitlerianeve !!!!! Jeni bere te peshtire ….. normale perderisa keni rruge e shkolla e sheshe me emerin e sulltan Muratit , perse mos rehabilitojme dhe Ahmetin …. mos harroni ti lidhni dhe pension per merita te larta si sherbyes te pushtuesve otoman !!!! I vetmi “dekor” qe i pershtatet ketij skeçi luajtur nga sharlatane me çallma eshte prezenca e Pandeli Majkos (i vetmi i krishter ne foto) ne rolin e tij si minister i emigracionit ….. tamam … prezenca e ministrit te emigracionit Shqiptar ne nje tubim emigrantesh nga Azia e Vogel (Turqia) ardhur per emigrim ekonomik … paçka se sot bejne AUTOCTHONUS !!!!!!!

  4. xyz says:

    Ja cetniket e ngriten kryet,keti soi duhet rene mu ne lule te ballit.Krijesa gjenocidiale,qellimi aresyeton cdo mjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. リアルラブドール

    axbdoll トップ10の最も主流のダッチワイフ自動化されたダッチワイフについてのトップ10の伝説厳選されたプレミアムユニポーズのダッチワイフ2019年に最も有名な種類のダッチワイフ

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje