Lejet e qëndrimit në BE, Shqipëria nuk është në 10 vendet e para

17 Nëntor 2017, 17:36Sociale TEMA

Nga Gjovalin Kola, gazeta TemA- Bruksel

Numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për të huajt nga vendet e Bashkimit Evropian në vitin 2016 ka qenë 3.4 milionë ose 735 000 më i lartë se më 2015. Megjithatë, qytetarët nga Shqipëria nuk figurojnë në top-listën e 10 vendeve kryesore të përfituesve. Këtë tregon raporti i publikuar i Eurostat-it, zyrës së statistikave të BE-së.

Përqindja e ulët e pranimit tregon se vijnë më pak azilkërkues. Po kwshtu, si kusht i liberalizimit të vizave, pjesa më e madhe refuzohen nga zyrat e emigracionit, kurse të tjerë, në situatë të parregullt dhe pa mundësi legalizimi, kthehen vullnetarisht në atdhe. Listën e vendeve nga janë pranuar më shumë shtetas për vitin e kaluar e kryesojnë Ukraina, Siria, SHBA, Brazili, India, Kina, Maroku, Turqia, Rusia etj. Motivet për të cilat janë dhënë lejet e qëndrimit kanë qenë të ndryshme e që dallojnë nga njëri vend i BE-së në tjetrin, nga njëri nacionalitet në tjetrin.

Për shembull, ukraninasit kanë fituar të drejtë qëndrimi, kryesisht në Poloni, për nevoja punësimi (82.7%). Kinezët (66.9%), qytetarët amerikanë (46.5%), kryesisht në Angli, dhe brazilianët (41.6%) janë pranuar për arsye që lidhen me arsimimin, ndërsa nga bashkimi familjar kanë përfituar më shumë marokenët (69.8%) dhe turqit (41.2%). Rreth 30% e numrit të përgjithshëm të shtetasve të huaj kanë fituar leje qëndrimi për arsye humanitare, pra të mbrojtjes ndërkombëtare për shkak të konflikteve në vendet e tyre, siç është rasti i sirianëve etj.

Ndër vendet pritëse, ato që kanë pranuar më shumë shtetas të huaj për 2016-n, sipas Eurostat-it, janë Anglia, Polonia dhe Gjermania, të ndjekura nga Franca, Italia, Spanja dhe Suedia. Dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia kanë dhënë numrin më të madh të lejeve të qëndrimit për shqiptarët për periudhën në fjalë. Greqia ka pranuar 30958 persona ose 70.2% të numrit të përgjithshëm të shtetasve të huaj, kurse Italia 17167 ose 7.7% të atyre që janë legalizuar në këtë vend. Numri i shqiptarëve që kanë fituar leje qëndrimi në vendet e tjera të BE-së është shumë i vogël, gati i papërfillshëm në krahasim me shtetasit e huaj të top-listës.

 

3 komente në “Lejet e qëndrimit në BE, Shqipëria nuk është në 10 vendet e para”

  1. malokeria = qeneria says:

    E kuptoni o shqiptare qe nuk i rruhet Europes fare per Shqiperine dhe shqiptaret. Per aq kohe sa rrine urte brenda burgut te madh me emrin Shqiperi, as nuk e rruajne fare. E kane me mire te japin leje per racen e mutit, te zinj dhe te verdhe, siriane, marokene, afrikane, kineze sesa per shqptaret se ata duan skllever jo njerez krenare. Bejini mutin Europes u kam thene, behuni te zgjuar, shfrytezoni ate mundesi levizjeje qe keni per ta rrjepur Europen me sa te mundeni. Qijuni robt pa meshire, grabitini pa i pare fare ne sy se eshte edhe per shkak te Europes kurve qe eshte ne ate gjendje Shqiperia. Mos t’ju haje palla fare per ata. E mbyten anijen shqiptare me dashje italianet ne 1997, i vrane si mizat shqiptaret kurse zezakerine vene e marrin ne mes te detit. Beni kujdes te mos kapeni, por qijini robt, eshte e vetmja gjuhe qe kuptojne europianet, tua marresh me force ate qe te takon se po pritet nga ata, ata te shkelin me kembe pa meshire nese nuk je zezak apo sirian, apo maroken, tunizian apo gjithe raca e qenit qe pasojne profetin pedofil.

  2. qytetar says:

    U japin marokeneve dhe turqve dhe nuk u japin shqiptareve,vende plerash,shpresoj ta kthejne BE me keq se afrika,vazhdoni merrni se nje dite do pendoheni.

  3. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    dhe ju o bukeshkale te peshtire urreni ”armiken” Greqi..!!!!!!!!!!!???
    ptuuuuuuuuuuuuu,fare e ndyre arabi………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje