Shqipëria sapo ka filluar një inciativë mbarëkombëtare për të rehabilituar varrezat e dëshmorëve të luftës, të lëna pas dore për një kohë të gjatë, në prag të përvjetorit të ditës së Çlirimit nga pushtimi gjerman, më 29 nëntor.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë një vizite në varrezat e Peshkopisë, skena e një numri betejash të rezistencës kundër pushtuesve italinë e më pas gjermanë në Luftën e Dytë Botërore.
Rehabilitimi po ndërmerret nga autoritetet vendore dhe forcat ushtarake dhe përfshin pastrimin nga barishtet, restaurimin e mermereve dhe pllakatave si edhe shtrimin e rruginave ndërmjet varreve.
”Kjo iniciativë e Ministres së Mbrojtjes, që përfshin 22 varreza në vend, ka si qëllim të nderojë dhe respektojë dinjitetin e të rënëve”, deklaroi vetë ministrja në një video, të postuar në faqen zyrtare të ministrisë, drejtuar trupave ushtarake dhe autoriteve lokale.
”Kjo iniciativë është gjithashtu një shprehje e vendosmërisë sonë për të çuar përpara idetë e atyre të cilët shkruan historinë e Shqipërisë me gjakun e tyre, që dhanë jetën për brezat e ardhshëm të shqiptarëve. Ajo siguron një mjedis të denjë për të afërmit në mënyrë që të përkujtojnë sakrificat e të dashurve të tyre”, thotë ministrja.
28 000 dëshmorë
Varrezat u ndërtuan dhe u mirëmbajtën nga autoritetet komuniste të pasluftës.
Ato u shndërruan në një pikë kryesore të mbulimit me lavdi të 28 000 dëshmorëve, të cilët dhanë jetën duke luftuar për forcat e rezistencës të udhëhequra nga komunistët.
Por, pas rënies së komunizmit në 1990, shumë nga qeveritë demokratike që pasuan nuk kishin as burimet dhe as dëshirën për të harxhuar para në këto vende duke i parë varrezat si një tablo të njëanshme të luftës.
Roland Qafoku, gazetar i njohur dhe autor i një filmi dokumentar për Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mirëpriti punën restauruese, por u bëri thirrje autoriteteve të shfrytëzonin këtë rast për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre të cilët luftuan për vendin e tyre.
Ai i tha rrjetit ”Balkan Insight” se asnjë nga të rënët në luftë të varrosur atje nuk janë monarkistë apo nacionalistë, shumë prej të cilëve u persekutuan apo u dëbuan nga komunistët të cilët pas luftës dolën fitimtarë.
“Përpara se të restaurojnë varret e atyre të cilët tashmë janë të varrosur aty, qeveria duhet të financojë kthimin e trupave të të gjithë atyre të cilët luftuan shumë dhe me çdo mënyrë për vendin e tyre”, thotë ai.(ATSH)
Respekt zonja xhaçka per respektin qe i bën pjesës më të lavdishme të popullit tonë deshmorve të atdheut që luftuan kundër nazifashiszmit dhe dhan jetën e tyre për lirin e vendit.por nuk jam dakord që në ato varreza të futen dhe tradhtaret dhe bashkepuntoret e nazifashist dhe tradhtaret e atdheut që i shërbyen sherbimeve të huaja kundër vendit tonë ata futini ku te doni por jo tek dëshmorët e kombit. Në të kundërt familjet e dëshmorëve të tërheqin njerëzit e tyre nga ato varreza.rrespekte zonja xhaçka.
Nxirrni listen e 28000 “deshmoreve” sllavo-komuniste dhe pastaj te shokohet se ku duhen dertuar varrezat per to: ne Serbi apo Rusi.
VARETper àfar menyre kan luftuar zotri ,ne kte bot tradhtaret dhe bashkepuntoret e nazifashizmit jan len ne pluhurin e harreses dhe te mbuluar me turp nga franca anglia dhe ne xhdo shtet demokratik ne bot dhe amerika tradhtaret e amerikes i ka ndar veç dhe nese del dikush si ktu qe ti shfajsoj shkon ne burg ja presin gjuhen ,mjaft naj shpifet doni ti menderosni dhe ti perdhosni ato varreza me lloj lloj tradhtari dhe alabaku ne kte vend ,varrezat e deshmorve te luftes nacional çlirimtare duhet te jen me vete te tradhtarve dhe zullumqarve me vete ,ne te kundert me mir lajmeroni familjet e deshmorve dhe ti terheqin njerzit e tyre ti çojn tek varrezat e qytetit ,LAVDI TE PERJETESHME DESHMORVE TE ATDHEUT QE DHAN JETEN E TYRE KUNDER OKUPATORIT DHE NAZIFASHIZMIT , PER LIRIN E KTI VENDI . RRESPEKTE ZONJA MINISTRE MBROJTIES PER KUJDESIN QE TREGON PER DESHMORET E KOMBIT.vetem keshtu do hecim perpara duke e ven xhdo gje ne vendin e vet.
Rregulloni varrezat e deshmoreve te grekeve me kockat e Kosines,ato aman mos i lini pa rregulluar,se na zemerohet greku dhe mbyll doganat ne
Chimera,dhe shumoini ca deri ne Shkumbin se deri atje i do Greku.