Artan Fuga ka marrë një çmim për librin e tij më të fundit, nga “Kult”.
Por, duke qenë se mediat shqiptare nuk para shkruajnë për “qoka” të tilla, nderimi që i është bërë Fugës nuk ka gjetur vend në asnjë media.
Kaq është dashur, që ky i fundit t’i quajë mediat kazan, pse nuk kanë shkruajtur që ai paska marrë një çmim, a thua se mori Nobelin në letërsi dhe kjo gjë u mbajt e fshehtë!
“Sadoqë disa media – kazani janë përpjekur ta censurojnë lajmin, në datën 14 nëndor akademia Kult e nderoi librin tim Murgu me çmimin e librit artistik më të mirë të vitit.
Gazeta Panorama arriti ta çajë censurën vetëm në ora 22 e 43 minuta të mbrëmjes së sotme.
Murgu nuk pyet fare për censuruesit!
Ai do ta ketë mirë me qytetarin që dëshiron të ngrejë kokën”, shkruan Fuga, që mendon se të gjitha mediat janë bërë në një mendje dhe i kanë bërë atij një puç të madh, për ta censuruar.
Urime për çmimin profesor, por është më e thjeshtë se kaq gjendja.
Thjesht çmimi yt nuk ka përbërë interes për mediat!(TemA)
Media e kazanit shkruan per gjera shume ma banale dhe pa kurrefare interesi per publikun.
Se paku ketu ka dicka ma serioze se qytetari dixhital thashethemet tuaja te pafund.
Zoti Artan bëi izmet profesionit që ke lëre politikën je pakë a shumë si i ndjeri Kastravec Islami po i njëjti farë të pret o lekistë e kuptoj që nukë je i kënaqur nga droga po …….e kupton shoku mësues nukë je profesor me ato broçkulla që fletë ke Çani.