FOTOT/ Rrjet i ri ujësjellësi në rrugën "Robert Shvarc" pranë zonës së Komunës së Parisit

15 Nëntor 2017, 18:03Sociale TEMA
FOTOT/ Rrjet i ri ujësjellësi në rrugën "Robert

Një tjetër investim i rëndësishëm po merr jetë në rrugën “Robert Shvarc” pranë zonës së Komunës së Parisit. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit me të gjithë parametrat europianë për t’i siguruar banorëve furnizim cilësor me ujë.

Mjetet e rënda të bashkisë si dhe specialistët e UKT kanë punuar gjatë këtyre ditëve për vendosjen e një rrjeti tërësisht të ri të transmetimit të ujit të pijshëm.

Njëkohësisht lidhjet e reja pritet që të zgjidhin problemin disavjeçar të shumë prej banorëve të cilët për vite me radhë kanë pasur vështirësi me furnizimin me ujë.

Përmirësimi i rrjetit ujësjellës të qytetit është një nga prioritetet e stafit menaxhues të UKT që kur enti i kaloi për administrim Bashkisë së Tiranës.

Për një vit e gjysmë është ndërhyrë në shumë zona deri në nivel kapilar për zgjidhjen e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve si pasojë e mungesës së investimeve për vite e vite.

1 komente në “FOTOT/ Rrjet i ri ujësjellësi në rrugën “Robert Shvarc” pranë zonës së Komunës së Parisit”

  1. mirel says:

    Po i shtoni dhe faturen ketu 40 % me shtrenjte dhe pastaj duartrokisni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje