Moti i keq shkakton vonesa edhe në Portin e Vlorës.
Një traget i linjës Brindisi-Vlorë nuk ka mbërritur në port rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Forca e dallgëve në det të hapur shkon deri në 6 ballë, duke vështirësuar lundrimin.
Autoritetet portuale presin mbërritjen e tragetit rreth orës 12:00 nëse kushtet e motit nuk përkeqësohen.
Po per tragetin nga Trieste qe ka 3 jave qe nuk niset per kohe te keqe pse nuk ka asnje njoftim ! Limitet qe ka kalata e caktuar (Ne kalate private te firme italiane ) pasi nuk ka mbeshtetje anesesore bejne qe Kapiteneria e portit to mos autorizoje hyrjen e tragetit kur ka ere mbi 20 nyje. Kjo lloj force ere eshte afersisht 30 km/ore dhe ndodh edhe ne vere ndersa ne dimer mund te jete cdo jave ! Sikur shteti shqipetar + pronari anijes te kerkonin nje bankine te sigurte sikurse kane ne Trieste Turqit apo te perdoren kalatat e portit te vjeter ku deri para 8 vjetesh futeshin anijet e linjes per ne Shqiperi nuk do te ndodhte kjo katastrofe qe mjetet presin anijen per 3 jave si dhe nuk mund te shkarkohen mjete te tjer pasi porti aktual duke qene i paparshtatshem eshte plot ! Tung