Nga Enkel Demi te Sokol Balla, të gjithë ata që drejtuan lajmet e “Top Channel”

15 Nëntor 2017, 10:59Sociale TEMA

Kur në 20 dhetorin e vitit 2001, televizioni më i ri në qytet, Top Channel, transmetoi të parin edicion informativ në mbrëmje, prapa kuintave më i emocionuari nga të gjithë pas Tan Hoxhës me bishtalec aso kohe, ishte dikush tjetër.

Enkel Demi ishte i pari drejtor informacioni i ekranit që kishte nisur një erë të re ndryshimesh për epokën e mediave moderne shqiptare.

Por si gjithnjë kur ka investime të reja nëpër redaksitë me ambicje për të pushtuar gjithçka menjëherë, historia e Kelit nuk zgjati shumë, sepse në vitin 2002, vendin e tij e zuri një tejtër gazetar i njohur i gjeneratës së gazetarëve të pas ’90, Andi Bejtja.

Me të gjitha ulje- ngritjet e raporteve të tij të përhershme me Tanin e Topit, ia doli që ta drejtonte gjithësesi departamentin e informacionit deri në vitin 2005, kur PS e Fatos Nanos humbi në zgjedhjet e atij vit dhe PD u rikthye në pushtet dhe kryeministër u bë Sali Berisha.

Çdo faze e re politike, me sa duket ka nevojë për energji dhe emra të rinj në drejtim.

Ishte periudha që thirri në skenë për herë të parë për të drejtuar informacionin e Top-it, Sokol Ballën, i cili për kater vjet me radhë, deri në 2009 arriti që të përballonte një nga periudhat e përplasjeve më të forta mes Berishës dhe Drtian Hoxhës, të shoqëruara veç të tjerash me gjoba miliona dollarëshe, kur televizioni më i madh atëherë në Shqipëri u kërcënua të mbetej pa shtëpi, sepse Piramida do shembej.

Në vitin 2009 PD mori edhe një mandat të dytë qeverisës, ndërkohë që Kol Balla e la mandatin e tij të parë, për t’ia lënë stafetën Bledar Zaganjorit, që kishte qenë deri atëkohë, kryeredaktor i lajmeve, së bashku me Mentor Kikinë.

Zaganjori u bë ashtu urtë e butë, edhe drejtori më jetëgjatë i informacionit në televizon, nga ku iku në janarin e 2017, për të bërë rokadë sërisht me Sokol Ballën. I cili dje dorëzoi detyrën për t’ia lënë stafetën përkohësisht, një prej dishepujve të tij në gazetari, Endri Xhafos.(27.al)

Drejtorët e Informacionit të Top Channel

Enkel Demi 2001- 2002

Andi Bejtja 2002- 2005

Sokol Balla 2005- 2009

Bledar Zaganjori 2009- 2017

Sokol Balla janar- nëntor 2017

Endri Xhafo

1 komente në “Nga Enkel Demi te Sokol Balla, të gjithë ata që drejtuan lajmet e “Top Channel””

  1. shabani says:

    Gazetare medioker benin emisione politike pa pasur shkolle per politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje