Kujdes! Çmendet sërish moti, ja parashikimi "ektrem" për fundjavën

16 Nëntor 2017, 16:48Sociale TEMA

Meteorologët kanë bërë një parashikim të temperaturat për ditët e ardhshme duke siguruar se në të gjithë territorin do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave.

Mësohet se, temperaturat minimale do te arrijnë edhe ne minus në disa qytete të vendit tonë.

Meteoalb njofton se të premten priten  vranësira të shpeshta të cilat do ta dominojnë motin  në të gjithë Shqipërinë.

 

 

Parashikimi sipas Meteoalb

Kthjellime e vranësira të shpeshta dominojnë motin thuajse në gjithë vendin, përjashtuar Verilindjen ku do ketë reshje të përkohshme.

Mesdita shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë reshje të pakta në zonat Lindore dhe ekstremet Veri – Jug.

Pasditja përmirëson motin në pjesën më të madhe të vendit por ekstremi Verior-Verilindor mbetet me shira të përkohshëm e dëborë të pakët, në zonat të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që ekstremumet të luhaten në 3 – 18°C.(TemA)

1 komente në “Kujdes! Çmendet sërish moti, ja parashikimi “ektrem” për fundjavën”

  1. Flutura says:

    Ne nje dimer te pritshem, ku eshte cmenduria ketu.
    Sa per qejf e keni fjalen “cmendet”, njeri a tjetri, cmendet edhe moti.
    Idiotizem gazetaresk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje