Kryeministri Edi Rama, mori sot pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës “7 Dëshmorët” në fshatin Strumë të Roskovecit.
Investimi me vlerë 567 mijë euro është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP.
Shkolla vjen tërësisht e rikonstruktuar sipas standardeve më moderne për fëmijët e zonës. Rreth 290 nxënës të kësaj shkolle do të zhvillojnë mësimin në kushte shumë të mira dhe me masa sigurie shumë më të larta.
Kryeministri Rama i shoqëruar dhe nga ministri Damian Gjiknuri tha se ky investim si dhe vepra të tjera infrastrukturore në shërbim të komuniteteve ku kalon gazsjellësi janë rezultat i negociatave që qeveria arriti me kompaninë.
“Kjo shkollë edhe një sërë shkollash të tjera, si dhe të tjera vepra infrastrukturore në shërbim të komuniteteve ku kalon gazsjellësi janë rezultat i negociatave të çelura prej nesh, pasi ishte firmosur kontrata nga qeveria e mëparshme, ku kishim trashëguar vetëm 6 milionë euro në formë kontributesh të kompanisë për komunitetin dhe arritëm me negocime jo edhe aq të lehta, por në fund të suksesshme dhe të mirëkuptuara edhe nga pala tjetër ta rrisim këtë fond në mbi 30 milionë. Sigurisht që është për ne vërtet kënaqësi të shikojmë rezultatet e këtij ndryshimi të rëndësishëm në kontratën e trashëguar, por patjetër që ne duam të bëjmë edhe shumë më tepër akoma.”- deklaroi Rama.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se do të ketë një program tjetër për transformimin e mëtejshëm të shkollave.
“Në këtë vit të parë të mandatit do të fokusohemi në aspektet themelore të infrastrukturës kombëtare, si dhe një program tjetër për transformimin e mëtejshëm të shkollave ku ka ende shumë për të bërë. Më vjen shumë mirë që të gjithë fëmijët që takova, duke filluar nga viti i ardhshëm, do t’i marrin librat falas, pra të gjithë fëmijët e fillores do t’i kenë librat falas, që do të jetë një lehtësim i rëndësishëm për buxhetin e prindërve të tyre që mund të përdoret pastaj për të tjera gjëra në shërbim të fëmijëve.”-tha Kreu i qeverisë.
e para shkollen e ben tap dmth jo qeferia.
e dyta pasi do ndosi tokat dhe produktet me nafte e me gaz dhe jetet e fshatit roskovec ben dhe sikur i ben shkolle qe te mos flasin.
po s ka shtet dhe s ak as popull. ne canada , shteti i hoqi licencat shoqerive te naftes te ngjashme me tap se i rezultoi qe ndotja ishte e e demshme se mugesa e biznesit te shoqerive te naftes.
o zot , na jep mend te kuptojme e sy te shohim e zemer te durojme.
mere si inxhinier qe je duhet ta analizosh e te flasesh. dikush duhet ta beje. boll i krefet oligarket
Shkolla e re???Nuk e di kush i vodhi ato 567 mije euro po shkolla e Strumit eshte ndertuar e re pas viteve 1990.