Në zonat juglindore të vendit, që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur reshjet e borës.
Bora ka “pushtuar” qytetin e Korçës, ndërsa në Dardhë trashësia e saj ka shkuar deri në në 30 cm.
Në akset rrugore Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë, trashësia arrin në 5 cm.
Megjithatë, për momentin nuk ka bllokim apo vështirësi qarkullimi.(TemA)