Në kuadrin e “Javës së Fëmijëve Jetimë”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë, si dhe në shtëpinë e foshnjës “Ana dhe Rozana”.
Në takimin dhe drekën e ngrohtë që pati me fëmijët dhe edukatoret e tyre në fshatin SOS, Presidenti theksoi se prioriteti i tij do të jetë solidarizimi dhe përkrahja e fëmijëve pa kujdes prindëror.
“Investimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe edukimin arsimor të fëmijëve pa kujdes prindëror, me qëllim integrimin e tyre të denjë në shoqëri, ështê investim për të ardhmen e shoqërisë”, theksoi Presidenti.
Presidenti Meta përshëndeti veçanërisht rolin e madh që fshati SOS dhe donatorët e huaj të kësaj organizate kanë dhënë ndër vite në këtë drejtim
Ha..ha..krye hajduti po ben PR (Public Relation) – eshte i lidhur me popullin, mendon per femijet..
Presidenti i dashun, kot nuk te zgjodhi Edi Rama ty.
Mos u vodhi ndonje loder presidenti?!
Jo, per gje, por i futen ne xhep vete.