FOTOT/ Çmenduria e qytetarit, ndërton pa leje në kat të gjashtë, Veliaj: Gjobë dhe ndjekje penale

20 Nëntor 2017, 18:46Sociale TEMA
FOTOT/ Çmenduria e qytetarit, ndërton pa leje në kat të

Tahmaqaja e shqiptarëve për të patur hapësira më të mëdha banimi shkon deri në çmenduri.

Ndonëse masat ligjore për ndërtimet pa leje janë ashpërsuar së tepërmi, nuk mungojnë sërisht rastet kur qytetarë të ndryshëm kërkojnë të sfidojnë rregullat dhe të bëjnë shtesa apartamentesh.

Por ajo që është edhe më shqetësuese është fakti se shumica e këtyre ndërtimeve, jo vetëm që bëhen në kundërshtim me ligjin dhe prishin estetikisht pallatet apo banesat ekzistuese, por në shumicën e rasteve, ngaqë bëhen fshehurazi, ndërtohen jashtë çdo lloj sigurie teknike duke përbërë një rrezik për vet banorët.

I tillë është edhe rasti që është bërë publik nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku çmenduria ka arritur deri aty sa shtesa të bëhet në kat të gjashtë dhe pa asnjë bazë mbështetëse.

Budallëku brirë s’ka, ja këto kanë. Po a je në metro o shok, që bën shtesë pa leje në hava të katit të 6! Mirë nuk të dhimbset qyteti, po ata fëmijë e katandi të dhimbsen??? Prishje + Gjobë + Prokurori = Civilizim”, shkruan Veliaj në Twitter, ku dhe ka postuar fotot nga ndërtimi pa leje ndërsa paralajmëron prishjen e ndërtimit, masë administrative me gjobë dhe ndjekje penale për autorin.(TemA)

1 komente në “FOTOT/ Çmenduria e qytetarit, ndërton pa leje në kat të gjashtë, Veliaj: Gjobë dhe ndjekje penale”

  1. Dn says:

    Ne cdo vend te botes shtesat lejohen kur respektojne kriteret teknike e estetike te rrethit. Kjo ka ndodh ne paris, ku prape po shikohet mundesia e rritjes se kateve te shtepijave exzituese,ka ndodh ne Bordeaux e shume qytete te tjera. ai qe bene shtese demshperblene banoret e pallatit per shqetesimet edhe paguan shtetit taxat sikur t’a kishte blere ate hapesire te perbashket pronareve te tjere te pallatit.
    plus asaj sot kemi material me te lehta si druri apo betoni special qe nuk peshoj. Kur vepra eshte ok, e kur respekton kushtet teknike pse mos me lejuar keta shtesa?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje