Formulari/ Veliaj fton qytetarët të dhurojnë pemë: Zgjidhni llojin dhe vendndodhjen për mbjellje

21 Nëntor 2017, 10:12Sociale TEMA

Bashkia Tiranë ka rihapur nismën “Dhuro një pemë, 2017“ duke nxitur qytetarët që të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit. Kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë në jetën e tij.

“Sigurisht që mundemi, ne i duam donatorët e pemëve. Ju mund të zgjidhni llojin e pemëve dhe vendndodhjen për mbjellje”, shkruan Veliaj në postimin e tij në twitter.

Në dispozicion të të interesuarve ofrohet informacion mbi llojin e pemës dhe moshën e saj sipas standardeve të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Për dhurimin e një peme informacioni për dhuruesin do pasqyrohet dhe promovohet në inventarët online të APR – Bashkia Tiranë. Për rastet e dhurimit në sasi të mëdha, subjekti/individi dhurues do të përfitojë edhe emërtim/pllakatë në parcelën përkatëse. Ndërkohë, dhuruesit do të ndihmohen gjatë procesit të mbjelljes nga APR.

Linku ku mund të plotësoni formularin për të dhuruar pemë: (Këtu)

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/harta-e-pemeve-150x150.jpg","full":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/harta-e-pemeve.jpg","attachment_id":801043},{"thumb":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/dhuro-nje-peme--150x150.jpg","full":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/dhuro-nje-peme-.jpg","attachment_id":801044}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje