Shqiptaret ne Greqi ndihmojne bashkatdhetaret e prekur nga permbytja

21 Nëntor 2017, 14:16Sociale TEMA
Shqiptaret ne Greqi ndihmojne bashkatdhetaret e prekur nga permbytja

Shtetasit shqiptarë me banim në Greqi, solidarizohen me bashkatdhetarët e tyre të prekur nga përmbytjet katastrofike në zonat e Atikës perëndimore. Ndër inisiativat e ndërmarra ishte edhe ajo e Organizatës Jofitimprurëse «ΑΡΩΓΗ – PËRKRAHJE» kryetari i së cilës, zoti Fatos Malaj, aktualisht ndërmjetës kulturor pranë Drejtorisë të të Huajve dhe të Emigracionit pranë Administratës të Decentralizuar të Zonës së Athinës, kërkoi ndërhyrjen e menjëherëshme të organeve kompetente, konkretisht të Drejtorisë së Emigracionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të shtetit Grek me qëllim: Shërbimin e menjëherëshëm dhe pa radhë të të gjithë shtetasve shqiptarë të dhe në përgjithësi të të gjithë shtetasve të huaj, të prekur nga përmbytjet, të cilëve u janë dëmtuar ose kanë humbur lejet e qëndrimit Kjo ndërhyrje, ishte e domosdoshme pasi në këtë periudhë kohore, ka mbingarkesë pune pranë Drejtorive të të Huajve dhe të Emigracionit dhe procedurat për zëvendësimin e dokumentave tejkalojnë tre mujorin. Kërkesa e OJF«ΑΡΩΓΗ – PËRKRAHJE», u bë e pranueshme nga Drejtoria përkatëse pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe hyri në fuqi qysh sot, datë 20-11-2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje