FOTOT/ Qytetarët bllokojnë rrugët me kartona, stola dhe gurë, punonjësit e Bashkisë largojnë inertet

22 Nëntor 2017, 10:25Sociale TEMA
FOTOT/ Qytetarët bllokojnë rrugët me kartona, stola dhe

Hedhja e mbeturinave në rrugë dhe e inerteve është një nga problemet e vazhdueshme më të cilat përballen grupet e punës të Bashkisë së Tiranës.

 Pavarësisht apelit për qytetarët që të mos zënë hapësirat duke përdorur goma makinash apo karrige për të rezervuar vendin e parkimit publik apo duke hedhur mobilie që nuk i përdorin më, ende një pjesë e qytetarëve vijon që të mos tregohen të kujdesshëm duke zaptuar hapësira publike.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të realizuara në rrugë të ndryshme në disa prej njësive të kryeqytetit, stolat, gomat e përdorura, bidonët me ujë apo blloqet e betonit hidhen pa asnjë kujdes.

Zënia e një hapësire apo “rezervimi” i një vendi parkimi në rrugë nëpërmjet një gome, betoni a guri është një veprim, jo vetëm i paligjshëm dhe që cënon lëvizjen e të tjerëve, por edhe një veprim që sjell kosto dhe angazhim ekstra për ndërmarrjet e bashkisë.

Edhe pse rrugët pastrohen çdo ditë nga punonjësit,  është e nevojshme që të kujdesemi edhe vetë për hapësirën para shtëpisë, shkollës apo biznesit dhe për të mbrojtur pronën e përbashkët.

2 komente në “FOTOT/ Qytetarët bllokojnë rrugët me kartona, stola dhe gurë, punonjësit e Bashkisë largojnë inertet”

  1. kombi says:

    SHQIPETARET JANE POPULLI ME PA KULTURE NE BALLKAN , MJAT TE QELBUR ,PA EDUKATE .
    BASHKIA DUHET TE KETE NJE HAPESIRE TE POSACME VETEM PER MOBILJET E VJETRA , FRIGORIFERE ,LAVATRICE , DUSHEKE , GOMA , KU POPULLI VANDAL DHE TEPER I NDYRE MIS TI HEDHI NEOER QOSHE TE RRUGICAVE .

    KATUNARI NUK BEHET QYTETAR KURRRRR !!!!!

  2. shqip says:

    Me goma , kartona , e gure , do antarsohemi ne Afrike . Na prit Europe , Po vijme. O ju te bashkise ! Po te pakten shpenzimet per heqjen e çibaneve , veriani ne ngarkim subjekteve . Qamilistet vetem regjimi i E.Hoxhes i mbante ne vath .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje