Këshilla therëse e Tares në drejtim të Dukës

22 Nëntor 2017, 17:13Sociale TEMA

Nga Fatjon Baze

“Ajo që ka nevojë futbolli shqiptar është fakti që duhet të bëjë një ndryshim. Do të ishte shumë gjë e mirë për futbollin shqiptar në drejtimin e federatës. Nuk kam asnjë lloj polemike, por është diçka që do ta ndihmonte shumë edhe si lëvizje. Ndoshta me figura të reja që kanë motivim dhe dëshirë për ta çuar akoma më lart punën e njerëzve që kanë punuar deri më sot. Do të ishte diçka positive”, ishte kjo deklarata e bërë në “Top Channel” dje nga ana e ish lojtarit të njohur të kombëtares shqiptare Igli Tare.

Drejtori sportiv më i mirë në kampionatin Italian ka dhënë një mesazh të drejtërpërdrejtë që ndryshimi ne krye te Federatës Shqiptare të Futbollit është i domosdoshëm.

Një sinjal që vjen nga një person që e sheh futbollin nga një tjetër këndvështrim, me syrin e një profesionsti, dhe me një eksperiencë për tu admiruar në futboll, që na tregoi qartë që ka ardhur momenti që në FSHF-ja të ketë një tjetër frymë drejtimi.

Një këshillim “therës” për numrin një të këtij institucioni, Armand Dukën, që i tregon qartë se cikli i tij duhet të marë fund, pasi gjatë gjithë drejtimit të tij ndryshimi ose rritja e nivelit të futbollit shqiptar ka lënë shumë për të dëshiruar.

E thënë nga Tare diçka e tillë që është një emër i madh i futbollit shqiptar, por dhe një nga drejtuesit kryesorë të ekipit Italian të Lazios ku së fundmi mori dhe çmimin si drejtori më i mirë në Serinë A duke lënë pas emra si Mirabelli i Milanit apo Marrota i Juventusit, merr një tjetër vlerë që ndryshimi në muajin mars do të ishte një nga gjërat më të mira për futbollin shqiptar.

Ai la të kuptohej qartë që motivimi i Dukës për të drejtuar FSHF-në ka mbaruar dhe në krye të Federatës duhet të vinë njerëz që kanë dëshirën dhe motivimin e duhur për të përmirsuar gjëndjen në të cilin është zhytur futbolli ynë prej shumë vitesh.

Ditët e fundit ne po e shohim shpesh që kreu i Federatës Shqiptare po përpiqet që të organizojë shumë evente, ku më i fundit ishte ai sot për fëmijët duke premtuar që do ketë invetime serioze edhe pse kushtet që ata stërvitet apo kampionati i të rinjve është për të vënë duart në kokë. Ajo që të habit është që ky njeri ka që nga viti 2002 që e drejton FSHF-në dhe ka pasur aq shumë kohë dhe aq shumë mundësi për të ngritur futbollin në nivele të duhura sa asnjë njeri tjetër, por faktet dhe niveli tregojnë krejt të kundërtën pasi ne kemi një nivel qesharak.

Ai FSHF-në e ka kthyer në pronën e tij dhe sot jo më kot është një nga personat më të padëshiruar nga futbolldashësit shqiptar dhe si një nga personat më të pa sukseshëm në drejtimin e këtij Institucioni pasi mungesa e investimeve në futboll është tepër e madhe po të krahasohemi me fqinjët tanë.

Edhe ato pak investime që janë bërë nuk janë të FSHF, por të presidentëve të cilët me pasionin për sportin investojnë tek skuadrat e tyre, dhe sot janë klubet më të penalizuara nga Federata siç është rasti i Flamurtarit.

Tare dje preku dhe një nga plagët që e ka shoqëruar prej vitesh kampionatin tonë siç janë bastet duke kërkuar që të dalin komplet nga problematikat me ndeshjet e kombinuara.

Dhe për këtë FSHF-ja jo vetëm që nuk e ka shëruar, por e ka përkeqësuar edhe më shumë, ku rasti më i pastër është ndaj ekipit më të mirë që është sot për momentin në Shqipëri, Skënderbeu, i cili para disa vitesh u dënua nga UEFA me përjashtim një vit nga Kupat e Europës për trukim të ndeshjes.

Por, krejt e kundërta ndodhi me institucionin që drejton futbollin tonë që u mjaftua vetëm me gjobë, zbritje pikësh dhe heqjen e titullit por që u ka ngelur në zyrë pasi ende nuk e kanë vendosur se kujt i takon ai titull i atij viti, pasi ekipi që duhet ta marrë është Partizani, por nuk i’a dorëzojnë duke qenë se ky klub është kundër FSHF-së. Dhe kjo tregon qartë se ç’bëhet me drejtimin e atij institucioni!

Në këtë mënyrë Duka ka në dorë që edhe të largohet vetë, duke qenë se ka deklaruar se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë kandidat për zgjedhjet e ardhshme.

Nëse vërtet nuk do e bënte diçka të tilla për të mos kandidaur do ishte një lajm i mirë që do merrnim nga ai. Për futbollit shqiptar po e po.

7 komente në “Këshilla therëse e Tares në drejtim të Dukës”

  1. loni says:

    ARTIKULL ME VLERA TE MEDHA , …….SA GJYNAHE KA KY MAFIOZ PER FUTBOLLIN SHQIPTAR ……LIDHUR ME TRUKIMET FAJTORI KRYESOR ESHTE KY DHE ASKUSH TJETER……SKENDERBEU ESHTE KONFLIKT INTERESI PER TE , KY SEBASHKU ME DY TE TJERE E KANE BISNESIN E TYRE , MARRIN TE ARDHURA SI ORTAKE…AI KA PATUR AKUZA SI BRENDA VENDIT DHE JASHTE VENDIT PER TRUKIME ……..EDHE GJICI IA KA GJETUR MIDENE KETIJ MAFIOZI PER TE PERKRAHUR KUKESIN…..DUHET BERE NJE FUSHATE E ZJARRTE MEDIATIKE KUNDER KETIJ MAFIOZI , QE SHKATERROI FUTBOLLIN SHQIPTAR ,,,,PER XHEPIN E TIJ , ZBRAZI STADIUMET SHQIPTARE….

  2. FSHF MAFIA says:

    Nje shkrim perfekt. Ky mafioz duhet te lsrgohet nga futbolli…. e ka shkaterruar. Burre matuf

    1. Aleksander says:

      HARROJENI…! Duka do te largohet,po, por jo perpara se te inaugurohet Arena kombetare.E mori ai nismen per ta bere dhe mbas gjithe peripecive per te prishur ” Qemal Stafen” etj etj. kaq thjeshte do te largohet simbas jush ?!

  3. betixho says:

    IDE PROGRESISTE ARTIKULON Z.TARE,NJË PERSONALITET NË FUSHËN E SPORTIT DHE I SHQUAR SI DREJTORI I LACIOS.ASHTU DUHET TË NDODHË NË MËNYRË QË TË KALOJMË NË NJË STAD TË RI,MBASI ME NJERËZ TË RINJ ARRIHEN EDHE NDRYSHIME MË TË THELLA DHE VENDOSEN PIKETA TË SË ARTHMES.
    POR ME NJË KUSHT,TË RUEMI NGA TRADITA JONË E KEQE,QË KUR VJEN FUNDI,NË VËND QË TË BËJMË NDRYSHIME REFORMIMI SEPSE U KA ARDHUR KOHA,NGA ZILIA,INATI,HAKMARRJA DHE INJORANCA E KUSHTËZOJMË NDRYSHIMIN DUKE BËRË KURBANE.
    JO.NUK ËSHTË DHE NUK DUHET TË JETË KËJO RRUGA.
    DUKA,JO NUK KA BËRË,POR KA BËRË SHUMË.AI KA MERITAT E TIJ TË MËDHA PËR ATË KU KA ARRITUR SPORTI DERI MË SOT.
    AI DUHET VLERËSUAR DHE TË IKI ME VLERËSIME MEGJITHË GABIMET QË I KA KUSHDO NË PUNË.
    KËSHTU I JEPET MOTIVIM EDHE PERSONIT QË MERR DETYRËN E RE. SEPSE NUK DO STARTOJË NGA NJË SHKRETËTIRË,SIÇ DIKUSH DO,POR,MBI NJË ARRITJE QË PREMTON ME NDRYSHIMET QË DO BËHEN TË SHKOJNË MË HPEJT E MË LARG.
    KY MOTIVIM ATIJ QË MERR DETYRËN E RE, E KA THELBËSISHT TË DOMOSDOSHME,PERKUNDRAZI ASAJ SE SI JA BËNË DUKËS,DO MA BËJNË EDHE MUA,DUKE E Ç’DEMOTIVUAR VETEN E DUKE RËNË PRE E FORMULËS “HAJ TË BËJMË CA PARA” SE KËSHTU E KA KËJO PUNË,NË SHQIPËRI NUK TË VLERËSON ASKUSH DHE BILE NË FUND TË FUSIN ESHE SHKELMIN.
    KËJO NUK ËSHTË RRUGA E DUHUR DHE NDËRTUESE POR RRËNUESE.
    DUKA KA MERITA TË MËDHA DHE ASHTU DUHET TË PËRCILLET DHE NËSE ARRIN QË TË HAPI RRUGËN DUKE MENDUAR SE AI E MBAROI STADIN E VET, KËJO DO TË QE PËR TË EDHE NJË KURORË PREJ DREJTUESI DINJITOZ.

  4. Hiqmet Hoxha says:

    Shkrimi i rezevuar mendoj.se nuk munde te permblidhen ne oak rrjeshta.15 vite drejtim te Fshfnga Uni i Dukes dhe me qindra servila e bashibozuke reth tij.jo vetem qenuk kane ivestuar por kane grabitu ne menyre makute si nje orkester.n…Kurse persa i perket Tares eshte nje person qe po shkelqen ne punen e tij …na ben Krenar.po ketu ne Fshf Duka sh.a. vaj medet.perseri ato do jene.Ju aiguroj per kete…

  5. Largimi i dukes eshte me se i nevojshem per ecurine e futbollit tone !

  6. ERTV says:

    Olsi Rama per kryetar FSHF !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje