Tenderi i çuditshëm në Vlorë, Bashkia paguan 2 milion për një pasqyrë

22 Nëntor 2017, 18:44Sociale TEMA

Bashkia e Vlorës ka hapur një tender për të blerë një… pasqyrë.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku institucioni i drejtuar nga Dritan Leli ka akorduar 2 milionë lekë të vjetra për të blerë pasqyrë. Në dokumente thuhet se është hapur procedura “për miratimin e rregullave të prokurimit publik” për Blerje Pasqyrë, dhe të përdoret procedura e prokurimit me vlerë të vogël, me fond limit 190,400 lekë.

Në dokumenta thuhet, se kërkohet të blihet një pasqyrë 5 mm me sipërfaqe 13.6 metër katrorë. Mësohet se pasqyra duhet të ketë në të katër anët kuadraturë me gjerësi 2 cm. Afati i lëvrimit të mallit do të jetë 2 dite duke filluar nga data   shpalljes së fituesit.

1 komente në “Tenderi i çuditshëm në Vlorë, Bashkia paguan 2 milion për një pasqyrë”

  1. vlora vlora says:

    Rregullo rruget o Dritan.Hiq drejtoret e korruptuar,se jane bere te peshtire,njollosin figuren tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje