Ne mbledhjen sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa vendime ne funksion te mireqenies se qytetareve.
Ndër keto vendime te rendesishme është edhe miratimi i dëmshpërblimit fananciar për ish të dënuarit politikë, në regjimin komunist.
Vendimi i plotë për:
MIRATIMIN E DËMSHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR ISH-TË DËNUARIT POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë, sipas listës “A. Dënim me Burg, Izolim në hetuesi, Izolim në institucion mjekësor”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
3. Shuma e llogaritur të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9831, datë 12.11.2017, të ndryshuar.
4. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Jam Hysen Ajaz Kica nje ish i denuar politik me numer dosje 13871 qe kam patur pasaktesi ne vertetimin e marre ne Drejtorine e Pergjitheshme te Burgjeve per kohen e qendrimit tim ne burg. Pas nje kalvari te gjate zvarritjesh arrita perfundimisht te marr vertetimin e sakte prane kesaj Drejtorie ne maj 2017 dhe e kam dorezuar prane Zyres se te Perndjekurve Politike ne Ministrise se Drejtesise. Punonjesi i kesaj Zyre mi ka pranuar dokumentet dhe me ka thene se ka rivleresuar demshperblimin qe me takon. Une nuk po arrij te marr pergjigjien se, si dhe kur mund ta marr vleren e rivleresuar.
Me rrespekt. Hysen Kica.
Tl: 0685361690