Zaev mban fjalën: Shpallja festë zyrtare e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, pjesë e trashëgimisë gjuhësore

23 Nëntor 2017, 09:27Rajoni TEMA
Zaev mban fjalën: Shpallja festë zyrtare e Alfabetit të

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev po zbaton nje nga nje pikat e marreveshjes se bashkeqeverisjes me shqiptaret, duke mbajtur fjalen.

Nese dite me pare deklaroi se nuk terhiqet nga njohja e pavaresise se Kosoves, tani respekton dhe Alfabetin e Gjuhes Shqipei.

“Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithë komuniteteve. Ky model na bën thirrje që të ndërtojmë një vend dhe shoqëri për të gjithë ku kulturat do të bashkëpunojnë, do të plotësohen me njëra-tjetrën do të pasurohen”, tha kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në solemnitetin përfundimtar që u mbajt dje në Manastir, të organizuar me rastin me 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Shkrimi dhe gjuha janë në thelbin e identitetit kombëtar dhe veçoritë e tyre janë të endura si fije dalluese të unikalitetit kulturor. Por në të njëjtën kohë çdo gjuhë dhe çdo shkrim në vetvete e fshehin nevojën se nuk duhet të izolohen por të krijojnë komunikim për mirëkuptim dhe tolerancë dhe bashkëjetesë me të tjerët.

Shpallja e ditës së sotme si festë zyrtare e Alfabetit të Gjuhës Shqipe është pjesë e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore të Maqedonisë dhe në këtë pikëpamje, shënimi i vlerave kulturore, datave dhe traditave të të gjitha komuniteteve etnike, duke përfshirë edhe atë shqiptar, kontribuon për një të ardhme prosperuese dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Sipas tij, në vend ndërtohet një shoqëri e vetme, e barabartë për të gjithë.

“Ndërtojmë shoqëri civile, njëkohësisht me respektimin e dallimeve etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore. Kjo është e veçanta dhe thelbi i komunitetit tonë që ndërtohet me shekuj dhe paraqet detyrë për të ardhmen tonë të përbashkët.

Dallimin etnik dhe gjuhësor e konsiderojmë si vlerë tonën, për një pasuri të përbashkët”, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.(TemA)

4 komente në “Zaev mban fjalën: Shpallja festë zyrtare e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, pjesë e trashëgimisë gjuhësore”

  1. genti says:

    BRAVO..shpresojme qe te jete shembull ne thenie dhe shembull ne zbatim!!

  2. Dashi says:

    Shume mire. Qyteterim europian.

  3. KodraSadikit says:

    Me kalimin e kohes friga dhe prangat nga pushtimi e droja e ish komunisteve Jugosllave famekeq po largohet shkalle -shkalle dhe besoj qe do te vie dita qe edhe vellezerit tane Ortodokse shqiptare te Maqedonise ta qfaqin haptas origjinen e identitetin e vete kombetare pa droe e pa frige.Flitet e perflitet se se paku nja 300,000 mije Ortodokse shqiptare jetojne ne Maqedoni .Qendrimi yne eshte eduhet te jete qe si Shqipraret e njashtu sllavet e Maqedonise te jene te barabarte sikur ne Zvicerr qe keto gjera jan rregulluar me kohe…

  4. albaniafirst says:

    Me ne fund nje politikan me mend ne rremujen e FYROM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje