Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj verdiktit të sotëm në Hagë, ku është dënuar komandanti i ushtrisë së serbëve të Bosnjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Duke i bërë një analizë punës së Tribunalit të Hagës rreth impaktit politik të tij, Serwer ka thënë se edhe kur nuk i ka kapur me kohë, ky Tribunal i ka larguar nga skena politike udhëheqësit e luftës.
Serwer e ka përmendur me këtë rast se po të mos ndodhte kështu Bosnja dhe Serbia do të kishin raporte më të tensionuara.
“Kjo është më pak e vërtetë për të akuzuarit kroat, boshnjak dhe kosovar, veçmas pse lidershipi më i lartë i tyre nuk ishin akuzuar asnjëherë. Presidenti kroat Tudjman dhe Presidenti Izetbegovic janë të vdekur. Kryeministri Haradinaj është akuzuar dhe liruar. Tani, ai është përsëri kryeministër. Ai dhe Presidenti i Kosovës, ose figura tjera të UÇK-së ende mund të akuzohen, nga “Gjykata Speciale” e Kosovës që përbëhet nga stafi ndërkombëtar në Hagë e që do të merret me krimet e pasluftës”, shkruan Serwer.
“Disa mund të thonë se dështimi për të mbajtur përgjegjës më shumë liderë kroatë, boshnjakë dhe lirimi i disa udhëheqësve ushtarakë të tyre, tregon se Tribunali është i njëanshëm kundër serbëve, ose implementon vetëm drejtësinë e fituesit. Disa lirime i shoh si të vështira për t’i kuptuar, por është e rëndësishme të mbahet mend se Gjykata si ICTY që ndjek praktikat më të mira në procedurat bashkëkohore kriminale ka gjasa më shumë ta lirojë fajtorin sesa ta dënojë të pafajshmin, e kështu duhet edhe të jetë”, ka shtuar Serwer.(Express)
Natyrisht qe Europa dhe Amerika eshte me pa te drejte kunder Serbeve, por koha kalon, dhe mendjet kthejollohen ,Serbet nuk ishin engjej por ishin njesoj si te tjeret ,kroatet boshnjaket dhe me pak kosovaret.te gjithe luftdashesit duhen futur ne burg nga te gjitha palet ,nuk i sherbejne me qytetrimit te sotem.Celsat ne det.
Serbia ,Serbia dhe vetem Serbia ishte dhe eshte fajtore per nje gjenocid te paster dhe te kalkuluar nga veti organet me te larta shteterore te ketij shteti taliban. Ndersa krijimi i “gjykates speciale” eshte nje nisme e disa shteteve anetare te
Unionit te cilat punojne ne favor te propagandes dhe interresave ruse dhe serbe, ne menyre qe medeomos te gjenden disa “fajtore” shqipetare the ti tregohet botes se gjoja te gjithe ishin “bashkefajtore”. Pa as me te voglin dyshim UCK ja ishte dhe eshte nje nga faqet me te ndritura ne historine e ketij kombi fisnik. Ato heronj qe I vune pushken minjve te cubrilloviqit,mladicit,Sheshelit dhe millosheviqit kurrsesi smund te denohen nga gjykata te shpikura the te harrnuara neper laboratoret antishqipetare te europes. Europa plake dhe driteshkurter I ka borxh kombit shqipetare per diskriminimin 100 vjecare dhe copetimin e e territoreve, ndersa kjo gjykate e vetequajtur
“Speciale” eshte vazhdimesi e po te njejtit diskriminim.
Po te mos ishte per SHBA te dhe Britanine e Madhe , milosheviqi edhe sot e kesaj dite do te ishte I preferuari I Frances,Hollandes,Spanjes,Greqise,qipros, dhe te gjitha shteteve regresiste qe fatkeqesisht punojne nate e dite per rusine fashiste.