FOTOT/ Fshati shqiptar, që po “tërbon” britanikët…

25 Nëntor 2017, 10:37Sociale TEMA
FOTOT/ Fshati shqiptar, që po “tërbon”

Daily Mail ka publikuar një reportazh nga Shqipëria, që tregon se si shqiptarët shkojnë drejt Anglisë me mënyra nga më të ndryshmet.

Pavarësisht se udhëtimi i tyre është shumë i rrezikshëm, ata nuk hezitojnë të postojnë selfie në një faqe të quajtur “Shqiptarët në Londër”.

Kjo faqe është bërë shumë popullore dhe ka dhjetra mijëra ndjekës.

Gazetari Tom Kelly ka qenë në fshatin Krumë të Kukësit, për të cilin thotë se çdo familje ka të paktën nga një person në Britani.

Ai e quan këtë fshat “periferinë më të pashpresë të Londrës”.

Kjo, për shkak të numrit të lartë të banorëve të Krumës, që jetojnë në Britani.

E rrethuar nga malet me dëborë, Kruma është periferia më e pashpresë e Londrës.

Edhe pse është 1600 milje nga kryeqyteti britanik, banorët në fshatin shqiptar e mendojnë veten sikur jetojnë në një prej lagjeve të tij (Londrës).

Autoritetet thonë se pothuajse çdo familje ka të paktën një pjesëtar në Britani dhe zakonisht të paktën një tjetër që shpreson të shkojë atje.

Shumica e fëmijëve të fshatit kanë shkuar në Britani në mënyrë ilegale, me trafikantët e njerëzve, zakonisht me ndihmën e prindërve të tyre.

Me shumë pak punë në komunitetin në veri të Shqipërisë, të rinjtë e kalojnë ditën në kafen e fshatit ‘Londër’, duke diskutuar se si të shkojnë atje”, shkruan ai.

Isa Rexha, ish-oficer policie, i cili ka dy vite që nuk e sheh djalin e tij 15 vjeçar, thotë për të përditshmen britanike se, “na mungon shumë, por nuk duam që të kthehet në Shqipëri. Nuk na del që ta mbështesim. Këtu nuk ka asgjë për atë. Asgjë”.

Si Rexha shprehen dhe shumë prindër të tjerë, fëmijët e të cilëve kanë shkuar në Britani në mënyrë ilegale.

Daily Mail shkruan se 834 adoleshentë kanë braktisur shkollën përgjatë viteve 2013-2016 dhe pjesa më e madhe e tyre kanë tentuar të emigrojnë drejt Britanisë.

Tabloidi britanik, me një qëndrim të njohur anti-emigracion, citon zëvendës-ministren e Brendshme shqiptare Rovena Voda, t’i ketë thënë Daily Mail se “ndryshe nga Gjermania, Franca apo Hollanda, është qëndrimi i butë i Britanisë që nuk kthen të rinjtë e pashoqëruar që u është refuzuara azili, duke u shndërruar në vend akoma me atraktiv për të rinjtë shqiptar.”

Ajo sugjeron se paratë që shpenzon Britania dhe që do i kursente nga mos-ofrimi i kujdesit social për këta të rinj, mund të investoheshin në projekte në Shqipëri, për të inkurajuar të rinjtë të qëndronin në Shqipëri dhe jo të shkonin në Britani.

Sipas zv-ministres së Brendshme shqiptare, këta fëmijë nuk janë trafikuar kundër vullnetit të tyre në Britani, por shumica dërgohen nga prindërit dhe të afërmit e tyre deri në mes të rruges dhe e bëjnë një gjë të tillë për arsye ekonomike.

Sipas Rovena Vodës, që citohet nga Daily Mail, kërkesat e të rinjve që kërkojnë azil për gjakmarrje janë të rreme.

Sipas zyrtares së lartë shqiptare, media sociale është një probleme për shkak të imazhit fals që portretizon për jetën në Britani.

Fëmijët e pashoqëruar shqiptarë vitin e kaluar ishin të dytë për nga numri, pas atyre nga Siria që kërkonin azil në Britani.

Faktikisht jo vetëm të rinjtë,por ka edhe grupmosha të tjera më të mëdha që vijnë në numra të mëdhenj në Britani për të jetuar qoftë edhe ilegalisht.

Një zëdhënës i Home Office thote se “për shumicën e fëmijëve të pashoqëruar shqiptar që kërkojnë azil në Britani, rezulton se ata nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe autoritetet britanike po punojnë për gjetjen e mënyrave të sigurta dhe efektive për rikthimin e tyre në Shqipëri, ku në shumë raste ata ribashkohen me familjet e tyre.” (TemA)

5 komente në “FOTOT/ Fshati shqiptar, që po “tërbon” britanikët…”

  1. zaho says:

    O rovena po ti flet qe mos te te zej goja er apo jo?

  2. Adrenalin says:

    Në vitin 1992 , në një takim me zv.kryeministr. e asaj kohe Dashamir Shehi, e pyetem se çfarë do të bëhej me punësimin e të rinjëve jashtë Shqipëris, dhe ai na u përgjigj se do ti punësonim brënda Shqipëris.
    Atëhere ishim nga 16 vjeç dhe ishte viti 1992.
    Sotë kjo putana kërkon fonde nga jashtë për ti vjedhur, besoj se nuk e ka provuar gomonen apo malin e Gramozit mbushur me dëbor.
    I urojë të gjith të rinjëve që marrin rrugët e emigrimit e paçin ditën e bardhë dhe sa më shum fatë andej nga shkojnë.

  3. Sara says:

    Kruma eshte qytet e qendra e Hasit o ignoranta!!!!!!

  4. Shkelcim Miri says:

    Vetem Nul Noka ka mbet ne krume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje