“A duhet ngrënë peshk apo jo?” Sondazhi i Fevziut, njihuni me pyetjen që rrëzon dhe ligjet e logjikës

24 Nëntor 2017, 10:22Sociale TEMA

Një ndër detajet e Opinion-it të Fevziut, është dhe sondazhi. Me shkopin e tij, ai, si në fillim e përgjatë gjithë emisionit, i drejtohet audiencës duke e orientuar që të shprehet në bazë të pyetjes së hedhur. E bën këtë dhe gjatë kohës që ndonjë i ftuar flet, pa asnjë ndjesë.

Pyetja e një nate më parë ishte: “a e rëndojnë veten duke mos u dorëzuar oficerët e policisë?”. Është një pyetje që kolegët e Tema-s, do e shoqëronin me parafrazën: “nuk është Antena”.

Një e tillë pyetje, të kujton atë të një sondazhi pa pikë kuptimi ndërmarrë nga një media këtu e 10 vite më parë, në rastin e aksidentit tragjik të helikopterit të rënë në ujrat e Adriatikut, me trupin e të ndjerit Gramoz Pashko, pranisë së djalit të tij, e ku së bashku me ekipin mjekësor dhe ekipazhin, lanë jetën në det. Pyetja që iu bëhej publikut ishte pak a shumë: “A duhej nisur helikopteri drejt Italisë?”(!)

Është gati e panevojshme që t’u futesh në analizë këtyre lloj pyetjeve për nga valenca e lartë e idiotsisë që mbartin. Në rastin e helikopterit, do duhej që të ekzistonte vërtet një e dhënë paraprake mbi mundësinë e rrëzimit – fjala vjen, kishte një defekt dhe luhej me guximin – për ta ofruar si dilemë.

Ose ose, duhej të kishte paraprakisht një qëndrim të kundërt për mosnisje, gjë që mund të vlente më pas për ta shtruar në sondazh. Ne çdo ditë ndërmarrim gjëra rutinë, pjesë e një natyrshmërie logjike, që nuk mundet të jetë dilema për sondazhe. Nëse ha peshk dhe të ngec një halë në fyt, kjo nuk mund të shtrohet më pas në sondazh me pyetjen “A duhet ngrënë peshk apo jo?”.

Një nonses i tillë i çmendur ishte dhe pyetja në sondazhin e Opinion-it, mbi tre ish-krerët e policisë së Vlorës të cilët u janë përvjedhur urdhërarresteve ndaj tyre.

Në pyetjen “a e rëndojnë veten duke mos u dorëzuar oficeret e policisë?”, a mund të ekzistojë logjikisht dhe një “Jo”? Pra, a është e mundur ekzistenca në këtë rast mes një “jo”-je dhe një “po”-je vënë në planin simetrik? Sigurisht dhe absolutisht që jo.

Le ta provojë vetë Fevziu që të ndërtojë hipotetikisht një arsyetim mbi “jo”-në. Sigurisht që do e ketë të pamundur.

Edhe ligjërisht, edhe moralisht, kur drejtësia kërkon të procedojë penalisht tre njerëz, mbi të gjitha tre ish-ligjzbatues, e këta i përvidhen, mundësia që këta mos e rëndojnë veten është zero. Pra, ka një akullsi të tillë ligjikë arithmetike, që nuk të lë të pyesësh se po të mbledhim 1 e 1 do të bëjnë 2 apo 3?

Dhe kjo ndodh Opinion/tesheshi.com/

4 komente në ““A duhet ngrënë peshk apo jo?” Sondazhi i Fevziut, njihuni me pyetjen që rrëzon dhe ligjet e logjikës”

  1. H says:

    Mylle derën e hales se na qelbe.

  2. TVSHhd says:

    A e ndjekin,a shikohet?
    A u zendesua data e betimit te nje qeverrie per kete?
    A vete ” ajka” e shqiperise tek emisioni?
    A eshte antishqiptar?
    A eshte i sakte per perpunimin e opinonit publik?
    A eshte i korruptuar?

    Po te pergjigjeni” po”….do te thote se vete gazetaria shqiptare ka marre fund.Te tjerat jane si puna e ketij shkrimit: Ju tregoj se cfare eshte fejzua,por nuk bej gje per ta permiresuar…nje nder gjerat me te leta per njeriun,thone se eshte” te kritikosh pune e te tjerve dhe te besh ekonomine te te tjerve”.
    Meqe jemi tek gazetaret,mund te me thoni nje dhe vetem nje emison qe percjell dituri,investigim,lajm te sakte e te paster???
    Mund te me thoni nje emer gazetari qe eshte ne vendin e tij fale nje lajmi ekskluziv qe ka nxjerre????
    Nga mengjesi deri ne mengjesin tjeter merreni vetem me cka ndodhur…se po te jete te beni gazetarin dhe te informoni se c’ pritet te behet dhe cdo ndodhi( kryfjala e nje gazetarie) jeni berrnut.
    Nejse, e njeja gje ndodh gjitheandej…beni nje lajm normal tragjedi, mbase e shtyme nja tre dite!!!
    Ore,tani qe po shkruaj,se mos ka ndodhur ndonje karrambol nga ” myslym shyri” pa pasoja vdekje prurse,vetem me gervishtje,e nuk e informoni publikun se do behet nami pastaj?

  3. spartaku says:

    OPINION,eshte me i ndyri ne te gjithe televizionev.Imazhin e ketij emisioni e prish kokerjepuri Fevziu.Ai ka mbiemrin Fevziu dhe vertete FEZI eshte.Ka shume urrejtje ne popull. Vash nga vash,kete rruge po mere edhe SOKOL BALLA i Top Channel.Te liqet i mbedh vetem nje kasolle,ajo e dhive te egra.

  4. Agroni says:

    Nje Qifut i varfer,kalon pran nje Imbisi ku vinte er peshku e mishi te pjekur.Era e mishit ,dhe peshkut te pjekur gudoliste Hunden e Qifutit.Dhe ndenji aty duke menduar se si ka mundesi qe Njerez han e pin ndersa un nuk mundem.Ne kto mendime,vjen pronari dhe i thote ,qben aty,ti i pavlere,hiq pergjigjet qifuti,po gudulis Hunden me eren e mishit e peshkut te pjekur,por pronari rrevoltohet e i thote duhet te paguash,sepse era e mishit te pjekur dhe e peshkut te pjekur kushton,dhe Qifuti,mendohet pakes,fut doren ne gjepa,dhe sheh se skishte pare,i ngushtuar kontrollon edhe nje here,ne gjepa,sepse nuk kontrolloj mire,dhe gjeti nje monedh,,mori monedhe dhe e perplsi pertoke,dhe i tha pronarit,merre tingullin e monedhes! Qifuti i varfer beri Ligjet qe edhe sot udheheqin Shtetet e Botes,por Qifuti i varfer di te bej edhe luften,kur ligjet nuk zbatohen! Vodhe nje her u fale,vodhe dy her u paralajmerove,vodhe tre her u denove me gjob,dhe prap u paralajmerove,mos vidh mish,mos vidh peshk,mos vidh pare e ar ,pasuri e makina,mos the bankat,por paralajmerimet e ligjit u neglizhun,u perbalten,nuk pyeti krimineli,per kta qeshtje,atehere,Qifuti beri luften,dhe e fitoj,dhe sipas te gjitha parashikimeve do ta fitoj edhe luften e ardhshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje