Surpriza/ Këshilli Bashkiak miraton projektvendimet e Bashkisë, voton pro edhe 1 anëtar i LSI dhe 1 i PD. Veliaj: Mirënjohje, votuan qytetin mbi partitë!

23 Nëntor 2017, 20:22Sociale TEMA

Pasditen e sotme Keshilli Bashkiak i Tiranes miratoi disa nga projektvendimet e propozuara nga Bashkia, por me surprizen se mazhorances se udhehequr nga PS, i jane bashkuar edhe dy vota nga opozita.

Per t’u quajtur te miratuara, projektvendimet kerkojne minimalisht 31 vota, te cilat jane arritur fale votes pro qe kane dhene 1 anetar i LSI dhe 1 nga PD.

Nje levizje qe vjen krejt e papritur nga radhet e opozites.

Nderkaq, mesohet se anetarja e vetme e FRD ne Keshill nuk ka votuar fare per projektvendimet e propozuara nga bashkia e Tiranes.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vlerësuar dy këshilltarët e opozitës, të cilët sot bashkuan votat me maxhorancën duke bërë të mundur miratimin e projektvendimeve të rendit të ditës.

“Mirënjohje për dy këshilltarët e opozitës, votuan qytetin mbi partitë”, u shpreh Veliaj gjatë takimit me administratorët e katër njësive të cilëve iu komunikoi largimin nga detyra. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje