Krahas ndërtimit të këndeve të reja, një vëmendje të posaçme Bashkia e Tiranës po i kushton edhe mirëmbajtjes së këndeve të ndërtuara deri më tani.
Sipas planit të punës për mirëmbajtjen, specialistët e Bashkisë së Tiranës kanë rigjeneruar gjelbërimin e sheshi rekreativ te Komuna e Parisit.
Gjithashtu është bërë dhe pastrimi dhe riparimi I moduleve të lojërave të dëmtuara, ndërsa po punohet për zëvendësimin e bimësisë sezonale.
Këndi i lojërave për fëmijë në “Komunën e Parisit”, shërben edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e zonës
Sipërfaqja totale e sheshit është rreth 800 m2, ku gjysma e sipërfaqes është e gjelbëruar dhe gjysma tjetër është dedikuar për këndin e lojërave dhe të pjesëve për kalim.
Bashkia vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve që të mirëmbajnë këndet e lojërave dhe ambientet publike si një pasuri e përbashkët e gjithë qytetit.
ore, mos na merrni per budallenj.
ky kend ka me shume se 1 vit qe eshte ndertuar.
me mire te thuhet:
shyqyr qe u kujtuan pas nje viti per ta mirembajtjur
Ik se late nam, e keni inaguruar kete gjene 4 here, si nuk ju vjen turp. Del dhe ish nenkryetari Blendi Gonxhe sikur po ben Disneyland, ka dhe shetepine aty. Hajde ketej nga Eleonora siper unazes neper lagje te shikosh se si torturohen njerezit me rruge pa rruge. Te shikosh nenat me femi me karroc qe i lebetiten femijet apo pelqt qe nuk ecin dot fare neper gropat e stermedha, nuk po flas per ata qe jane me karroca te shkretet. Mire qe i ka denuar zoti por i vrisni dhe ju me rruget pa rruge duke i kyçur ne shtepi….hajde beni keto pese rruge te qelbura tju rregulloni jeten njerezve sespe me kembet me balt nuk shkohet asgjekundi.
Po per rrugen mbrapa Qendres Kristal, kur do kujtohen keta? Eshte e vetmja rruge ne Tirane qe ka mbi 15 vjet qe nuk eshte vene dore, duke llogaritur qe asnjehere nuk ka qene rruge per se mbari!!!!!!!!!