“Pastrojmë Shqipërinë që duam”, nxënësit aksion për pastrimin e plehrave

24 Nëntor 2017, 12:04Sociale TEMA
“Pastrojmë Shqipërinë që duam”,

Në kuadër edhe të aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës, mbështetur edhe nga nxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”,  ndërmorën një aksion të gjerë për heqjen e mbeturinave.

Të rinjtë dhe të rejat u ndanë në tre grupe pune po pastrojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit të mbështetur edhe nga makineritë e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës për largimin e tyre.

Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore Brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në zona turistike të Tiranës dhe në parqet kombëtare, sikurse është ai në Malin e Dajtit.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe transformimi që ka pësuar në tërësi Tirana ka bërë që numri i turistëve që kanë vizituar kryeqytetin të rritet 2.4 herë.

Brenda dy viteve, Bashkia e Tiranës ka reformuar të gjithë sistemin e pastrimit të mbetjeve në kryeqytet duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës në kryeqytet.

2 komente në ““Pastrojmë Shqipërinë që duam”, nxënësit aksion për pastrimin e plehrave”

  1. BRAVO inisiatives se ndermare nga bashkia

  2. turi says:

    Bravo per pastrimin ,do ishte mire te shoqerohej pastrimi me mbjellje te pemeve,nje rruge e dy pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje