Bukuri nga vende të ndryshme të botës, të “ngrira në kohë përmes fotografive” ishin pjesë e konkursit të fotove panoramike “Epson International Pano”.
Në konkurs u ftuan të marrin pjesë fotografë profesionistë dhe amatorë, të cilët u përfaqësuan me fotografitë e tyre më të mira të peizazhit, për garën e vitit 2017.
Në konkurs morën pjesë më shumë se 1,300 fotografë nga 71 vende të botës.
Fituesi i konkursit ishte fotografi spanjoll Jesus M Garcia, i cili kishte fotografuar rrezet e diellit, mbi Damian Shanin, në Kinë. (TemA)