Shqipëria do furnizojë me ujë Italinë?

27 Nëntor 2017, 09:11Sociale TEMA

“Corriere Della Sera” shkruan se Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë. Gazeta ka zbardhur detaje nga vizita e guvernatorit të rajonit Michele Emiliano në Shqipëri ku ai u takua me kryeministrin Rama.

Sipas guvernatorit, ai i ka bërë një propozim kryeministrit shqiptar, që të ndërtohet një tub përkrah atij të gazsjellësit TAP për të sjellë ujin nga Shqipëria në Salento.

“Një tub që transporton ujë dhe që në krah kalon edhe një gazsjellës që do të përfundojë në Salento,  ku do të zgjidhë njëherë e mirë të gjitha mungesat e ujit si në Puglia ashtu edhe në Campania”, ka thënë guvernatori.

“Disa ditë më parë isha në Shqipëri ku takova kryeministrin Rama. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Toni Blair të cilin po kështu e takova.

Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento kështu që unë i bëra një propozim në rakordim me kryeministin shqiptar: përse të mos ndërtojmë një tub që do të ecë përkrah atij të gazit që do të sjellë ujin e Shqipërisë, që ka aq shumë nevojë për ta shitur, në Salento, ku akoma marrin ujë nga pusi? A nuk është edhe ky një kompesim mjedisorë? Është e mundur”, ka thënë Emiliano”, shkruan Corriere.

Shkrimi origjinal: http://corrieredelmezzogiorno.corriere.it/bari/cronaca/17_novembre_25/emiliano-acqua-dall-albania-tubi-accanto-gasdotto-tap-501b9b78-d201-11e7-a2a9-2c18c4fdfd63.shtml

2 komente në “Shqipëria do furnizojë me ujë Italinë?”

  1. shqiptari says:

    RAMA te furnizoj qytetaret e vet me uj nje her , se deri tani vetem faturat jan ngritur , nuk i intereson ajo pages SHQIPTARVE kur per vete e blejn ujtin me bidon , sa i bejn pak qefin te huajt jan gati dhe grat te falin politikanet SHQIPTAR , boll qe te ndihen pak te privilegjuar dhe te begenisur , ai shtetar qe do vendin dhe popullin e vet , pa plotesuar nevojat e popullit nuk ben biznes dhe ndere tek te tjeret , nuk jan ato para qe do japi italiani per ujtin qe do bej zengjin kte shtet grop ku leket treten si kripa ne uj dhe ka 30 vjet nuk dihet ku perfundojn , se deri sot kemi 30 vjet vetem rrug shtrojm dhe nuk kemi ber asgje tjeter , se pallatet dhe ndertimet jan ngritur me para kurvash prostitucioni e droge se shteti nuk ka financuar as nje kacidhe , shikoni piramiden ka tridhjet vjet ne duart e shtetit esht katandisur turpi kti vendi , vetem per ti zevendesuar pllakat qe shkulen politikanet tan per te goditur njeri tjetrin neper demostrata e mitingje , dhe kte sjan ne gjendje ta restaurojn , pun politikanesh shqiptar ,dielli u duk qe ne vitin 90te.

  2. shqiptari says:

    RAMA te furnizoj qytetaret e vet me uj nje her , se deri tani vetem faturat jan ngritur , nuk i intereson ajo pages SHQIPTARVE biznesi ujtit kur per vete e blejn ujtin me bidon , sa i bejn pak qefin te huajt jan gati dhe grat te falin politikanet SHQIPTAR , boll qe te ndihen pak te privilegjuar dhe te begenisur , ai shtetar qe do vendin dhe popullin e vet , pa plotesuar nevojat e popullit nuk ben biznes dhe ndere tek te tjeret , nuk jan ato para qe do japi italiani per ujtin qe do bej zengjin kte shtet grop ku leket treten si kripa ne uj dhe ka 30 vjet nuk dihet ku perfundojn , se deri sot kemi 30 vjet vetem rrug shtrojm dhe nuk kemi ber asgje tjeter , se pallatet dhe ndertimet jan ngritur me para kurvash prostitucioni e droge se shteti nuk ka financuar as nje kacidhe , shikoni piramiden ka tridhjet vjet ne duart e shtetit esht katandisur turpi kti vendi , vetem per ti zevendesuar pllakat qe shkulen politikanet tan per te goditur njeri tjetrin neper demostrata e mitingje , dhe kte sjan ne gjendje ta restaurojn , pun politikanesh shqiptar ,dielli u duk qe ne vitin 90te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje