Diplomacia dixhitale e Bushatit, çmimi i parë në rajon dhe përdoret si model suksesi

28 Nëntor 2017, 15:47Politika TEMA
Diplomacia dixhitale e Bushatit, çmimi i parë në rajon dhe

Shqipëria vijon të mbetet avantgardë sa i takon zhvillimeve në fushën e teknologjisë pēr komunikimin.

Vetëm para pak javësh Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme fitoi çmimin e parë në rajon sa i takon përdorimit të Twiterit dhe rënditej ndër të parat mes gjithë ministrivë të jashtme.

Duket se kjo mënyrë komunikimi po bëhet çdo ditë e më efektive sidomos në botën perëndimore.

Por, diplomacia dixhitale e Ditmir Bushatit nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga ekspertët e komunikimit. Në një trajnim të Departamentit Amerikan të Shtetit në Slloveni, fotoja e përzgjedhur si model për risinë që sjell në diplomacine dixhitale ishte pikërisht nje foto “selfie”, e ministrit shqiptar të Jashtem Ditmir Bushati me kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Ministri Bushati dhe Presidenti Francez Macron u moren si shembull sidomos për përdorimin e Tëitter.

Gjatë fjalës së tij Lee Nilsson pohoi se Bushati është një prej Ministrave të Jashtëm më aktivë dhe më i përditësuar me këtë lloj diplomacie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje