Kryeministri Edi Rama ka çelur sot zyrtarisht vendimin e parë të qeverisë në mandatin e dytë atë të shpalljes së vitit të Skëndërbeut.
Në ceremoninë e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë që po zvillohet në Vlorë, pas ngritjes së flamurit në mënyrë simbolike, Rama ka shpallur logon zyrtare të Vitit të Skënderbeut.
Gjatë fljalës së tij Rama foli për rëndësinë e bashkëveprimit me shqiptarët e diasporës.
“Në Vlorë ne jemi në këtë ceremoni modeste për të çelur vitin e Skendërbeut nën patronazhin e dy presidentëve, Metës dhe Thaçit.
Jo më kot vendimi i parë i qeverisë ishte shpallja e vitit të Skenderbeut.
Se pas 550 vitesh nga vdekja e tij ai shfaqet si simbol i një lufte të pathyeshme për liri, si strategu i artit luftarak që prej 550 vitesh ka frymëzuar mbarë kombin.
Shqiptarët e patën një figurë që shënjoi ardhmërinë si komb”- tha Rama.
Gjithashtu shefi i qeverisë ka kujtuar fjalët e Isa Boletinit për rrugën e mesme dhe theksoi se... “sot një shekull pas Boletinit, kështu mund të vazhdohet të përshkruhet ajo që shihet si përpjekje e përbashkët evropiane, edhe qëndrimi i bazuar mbi arsye i diplomacisë sonë, si projekt përbashkues i një populli jo të fragmentuar dhe të një Ballkani jo të fragmentuar, në një terren të kultivuar mes bashkëjetesës jo vetëm paqësore, por edhe me frute të përbashkëta në rrugën e hapur të anëtarësimit në familjen evropian.
Modeli shqiptar është mburojë dhe udhërrefyes për të gjithë ne dhe patjetër arsye për tu krenuar dhe për te qenë të vëmendshëm se larmia e bashkëjetesës kultivohet edhe në brazat e rinj”.(TemA)