FOTOT/ Festa e Çlirimit, vendosen kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”

29 Nëntor 2017, 10:42Politika TEMA
FOTOT/ Festa e Çlirimit, vendosen kurora me lule pranë Monumentit

Krerët e Shtetit zhvilluan sot homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve për nder të 29 Nëntorit, ditës së Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

Në homazhe merrte pjesë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministra, deputetë, veteranë si dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve

I pranishëm ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” në nderim të kujtimit të dëshmorëve të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje