Çudit Spartak Ngjela: Rama u mërzit se mori 74 deputetë më 25 qershor, donte Bashën...!

28 Nëntor 2017, 21:48Politika TEMA

Nuk rreshtin çudirat në politikën shqiptare, teksa komentohet zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe rezultati suprizues i dy forcave të mëdha politike PS dhe PD.

Ndërkohë Avokati i njohur Spartak Ngjela ka një teori tjetër në lidhje me qeverisjen në Shqipëri dhe prtishmëritë që kishte kreu i PS Edi Rama.

Ngjela, duke komentuar qeverisjen e kryeministrit Rama në studion e “360 Gradë” në Ora News tha se kreu socialist dhe kryeministër aktual u mërzit shumë pasi fitoi 74 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit, duke nënvizuar se ai synonte të bashkëqeveriste me kreun e PD-së, Basha.

Deklarata e Ngjelës:

Kur erdhi Brian Yee vendi ishte në zgribt të destabilizimit. Ai tregoi që po priste që reforma të ndalohej nga Berisha, kur e pa që nuk ndaloi nga çadra. Po të mos ishte futur PD-ja në Parlament, reforma ishte ndërprerë. Rama vet më ka thënë personalisht se më vuri një letër përpara dhe më tha një presje është kundër nesh. Në këtë momente pamë një bashkim.

Duke u nisur nga sensi diplomatik i reformës, atëherë ky gjeti rastin që të vazhdojë me marrëveshjen. Brian Yee para se të shkallmonte çadrën, shkallmoi Gruevskin në Shkup, zgjodhi kryetarin e Kuvendit shqiptar. Ky u kap për një marrëveshje.

Cili ishte aspekti i dytë i rëndë i Ramës? Pasi bëri marrëveshjen me 6 ministra, priti të mos merrte 71. U mërzit shumë pse mori 74 vota. Kërkoi të vazhdonte me PD-në dhe nuk mundej sepse nuk e lejonin krerët e vjetër të PS-së. Çfarë kërkonte ky me marrëveshje pas zgjedhore? Pse e do politikisht? Për të prishur reformën. E shkruajta që të nesërmen dhe më shkruajti mesazh Rama: Çfarë është kjo mor burrë!

Amerikanët dhe gjermanët, që kanë interesat më të mëdha kanë marrë Kushtetutën.

Një nga arsyet e bllokimit të reformës në drejtësi ishte ndryshimi i Kushtetutës.(TemA)

5 komente në “Çudit Spartak Ngjela: Rama u mërzit se mori 74 deputetë më 25 qershor, donte Bashën…!”

  1. Ilir says:

    Ka lajthit dhe ky i gjori per nje karike.Sa kohe mbante shprese ishte ok me Ramen kur nuk mori gje flet gjera qe vetem ai i beson.Te iki Rama thot se ketu do behet hataja.Ky eshte dhe avokat me eksperience dhe e di shume mire si nderohen qeverite .

  2. kozmo says:

    NUK JA HEDH AKUSH AVOKATIT !!!

  3. loni says:

    O TAKU , SI NUK TE MERREN MENDTE ORE BURE ME NJE “R”……….
    E FILLOVE ME BERISHEN , E VAZHDOVE ME MBRETIN , PASTAJ KRIJOVE PARTI PA LIGJ E DREJTESI , VAZHDOVE ME RAMEN DHE TANI ME ILIRIN…..
    NE FILLIM I SHAN , PASTAJ I LEVDON DHE KUR5 NUK TA VARIN DHE NUK FITON PERSERI I SHAN….
    POR , NUK E KUPTON ORE RENEGAT QE ASNJERI NUK TA VAR DHE KRYESORI QE NUK TA VAR ESHTE POPULLI….
    KE MESUAR DISA GJERA PERMENDESH DHE ATO PSALL CDO CAST….
    PO JUVE PER KETO U FLAKU EDHE PARTIA FAMILJARISHT , DHE MOS KUJTO SE DO TE TE DOJE KUSH….MOS KUJTO SE PO FOLE SHUME , JE I MENCUR , ESHTE E KUNDERTA….

  4. Niko Shpiragu says:

    Kete here ke te drejte avokat. Rama eshte me te tere por vetem me te majten nuk eshte kurre. Enderra e tij eshte te fitoje e djathta,por ai te jete atje vete. Shikoni sa arrogant eshte me socialistet dhe sa i percmon. Gjen biba dhe hunj qe nuk jane fare socialiste dhe i ben deri ministra. Ka antipati per ato zona qe jane tradicionalisht te majta dhe te gjitha emerimet i ben nga zona te djathta si Shkodra, Lezha etj, ku heronjte qe zgjedh ai jane me shume te djathte se te majte. Jo vetem qe i dha Lulushit qeverine por vazhdonte ti mbante njerezit e tij prap mbas zgjedhjeve dhe enderronte qe te vinte edhe Lulushi ne qeveri. Nga socialistet mban Rucin i cili me shume ka qene me te djathten se me te majten. E ka kthyer PS ne nje vegel vetem per te marre votat. Ajo parti nuk ka zerin e saj, flet dhe komandon Rama si gjeneral. Partia me e madhe e vendit dhe nuk ka gazeten e saj se ka Ramen qe i thote te gjitha. Edhe pse qeveria eshte votuar nga e majta per te bere reforma sociale ne interes te shtresave te paprivilegjuara, qeveria( Rama eshte qeveria) ben reforma qe i shkojne per shtat vetem bisnesmeneve. Zeri i nje te huaji kushdoqofte eshte kryesori, ndersa zeri i antareve te PS nuk egziston. Edhe ne Partine Nacional-socialiste te Hitlerit, pervec tij ishin edhe dy- tre te tjere qe ndiheshin, ndersa ne PS e Shqiperise eshte vetem Rama. PS eshte e asfiksuar dhe nuk funksionon si parti. Kur i duhet Rames dicka , ai ndryshon edhe statutin e partise. Ai nuk do qe ne qeveri te kete te majte, prandaj nxjerr teza per te bashkeqeverisur shqiptaret. Ne demokraci qeveris ai qe fiton zgjedhjet me votim te lire dhe jo cdokush, se nuk do te ishte nevoje e votimit atehere. Pra, pa shkuar me larg, avokati kete here thote te verteten.

  5. I papami says:

    Mbase nje shumice Ngjela u duket I cmendur. Por po te kujtohemi pak, e mbani mend mungesen e entuziasmit te Rames ne 26 qershor pasi po kuptonte qe po merrte mbi 71 mandate? Ose ate qetesine e cuditshme ne seline e PS , asnje dalje publike. Normalisht nese po pret fitoren, e ben nje deklarate edhe para kohe. Avokati e ka kapur drejt situaten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje