Integrimi, Komisioneri Hahn: BE e gatshme për zgjerim me vendet e Ballkanit

28 Nëntor 2017, 17:14Politika TEMA

Komisioneri për zgjerim e BE-së, Johannes Hahn, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është gjithnjë e më i gatshëm për të marrë në konsiderim anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë një interviste për të përditshmen austriake, Wiener Zeitung, Hahn shprehet se anëtarësimi i këtyre vendeve do të siguronte paqe në rajon, ndërsa do të pasuronte edhe vetë BE-në.

BE është e gatshme për zgjerim me vendet e Ballkanit. Ka më shumë gatishmëri brenda shteteve anëtare për të adresuar zgjerimin se sa një vit më parë”, tha Hahn.

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja po kërkojnë të njëjtin status. BE-ja e sheh rajonin të rëndësishëm për çështjet si kontrollimi i migrimit dhe luftimi i kërcënimeve të sigurisë.

Vendet anëtare e kanë kuptuar se paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE është jetike për të”, tha Hahn.

Komisioneri tha se nuk mbështeste idenë e një Evrope me disa shpejtësi pasi kjo do të bënte që vendet anëtare të përcaheshin. Sipas tij, duhet të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për ti mundësuar shteteve më të dobëta, të arrijnë fuqinë e bashkimit evropian.(TemA)

1 komente në “Integrimi, Komisioneri Hahn: BE e gatshme për zgjerim me vendet e Ballkanit”

  1. Polici says:

    Ja , doli ky ti tregoje gomarit karroten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje