“Fishekzjarret” e mia për bashkimin Shqipëri-Kosovë dhe 29 Nëntori “Jugosllav”

29 Nëntor 2017, 10:14Politika TEMA

Nga Pandeli Majko

Cdo vit në mëngjesin e 29 nëntorit urimin e parë e kam pasur për këtë datë shënuar. Ajo është dita e përvjetorit të clirimit dhe fitores së Aleancës së shqiptarëve me antifashizmin. Ajo i dedikohet nderimit për partizanët, midis të cilëve edhe xhaxhai im që qysh 14 vjec ju bashkua atyre që cliruan vendin.

Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinëzar. Dhe kjo nuk ka të bëj me Luftën dhe LANC.

Lexova që deklarimet e mia për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerzve dhe të mallrave, janë quajtur si “fishekzjarre” (!)

Kjo nuk i takon penës së gazetarit por informacionit që po shpërndahet.

Për ata me kujtesë, shpresoj tu kujtohet vizita zyrtare e kryeministrit Haradinaj në Tiranë këtë vit.… Mund të konsultohen edhe me videon nga konferenca e shtypit e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në 27 shtator 2017 pas takimit zyrtar.

Shpresoj, që 1 janari 2018 të jetë provë se kufiri “jugosllav” midis dy shteteve tona do të kthehet në një kufi të standarteve të Bashkimit Europian.

Si mund të integrohemi tek të tjerët kur nuk jemi të aftë ta bëjmë të ndodhi me njëri-tjetrin?!

I kam hedhur poshtë me neveri ata që paralelizonin 29 nëntorin e clirimit të Shqipërisë me atë të Jugosllavisë.

Shqiptarët u prenë në besë në Luftën e Dytë. Ndërsa një pjesë luftonin për të cliruar Jugosllavinë, një pjesë tjetër u masakrua si rishkrim i historisë së vjetër jugosllave në marrdhëniet me shqiptarët.

Nuk justifikoj kërkënd. E di që ka pasur edhe “shqipfolës” në krah të Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.

E vërteta e vërtetë, është se nga të dyja krahët e kufirit Shqipëri – Kosovë, ka edhe sot, që nuk e duan që të ndodhë ajo që pritet. Ajo për të cilën shqiptarët u vranë në 1944-ën dhe 1999-ën.

Duke u gdhirë 1 janari, në marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët “seriozitet” apo “fizhekzjarr” do të kenë provën e tyre. Pas kësaj, do të flas! Uroj, që të jetë urim!

Lavdi dëshmorëve!

Lavdi atyre që ditën pse jetuan!

6 komente në ““Fishekzjarret” e mia për bashkimin Shqipëri-Kosovë dhe 29 Nëntori “Jugosllav””

  1. @autori says:

    Edhe Pandeli Majko, qe ka pamje prej djaloshi babaxhan, di te beje “pordhe me rigon”..

  2. Tralala says:

    Perse duhet te shkruhen sot keto more Majko, per zgjuarsi? E ke kap si xhaxhai,, ne rini, ai luften ti politiken.

  3. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Majko, “harrove” të përmëndësh ata “shqipfolës”, në Veri dhe në Jug, që krijuan batalionet SS, SCANDERBEG dhe ÇAMËRIA… ???!!! dhe që nuk ishin të pakët…! “Harrove” vitin 1939, shpalljen e Shqipërisë nga Parlamenti i asaj kohe, pjesë të Perandorisë Italiane të Musolinit dhe “faljen” e Kurorës Mbretërore të Shqiptarëve, Mbretit Viktor Emmanuil të Italisë Fashiste…???!!!… dhe më pas shpalljen e luftës ndaj Greqisë…! Shqiptarët, nuk “u prenë në besë”, i dashur Majko, por “prenë në besë”…(?!) Por dihet se realiteti i Historisë, nuk u intereson politikanëve dhe këtu të jap të drejtë… Shpresoj “të mos e prisni” komentin tim…

    1. Lor says:

      100% dakort me kete koment. Majko eshte thjeshte budalla, as me pake as me shume.

    2. albaniafirst says:

      per ate qe identifikohet si “shqiptar me tru ne koke e kembe ne toke”-qe je nje 300 evrovist, per kete askush nga ne qe komentojme ne kete gazete nuk ka dyshim. E kam thene edhe here te tjera ne komentet e mija per individe si puna jote, se Shiperia ne kohen e krijimit te bataliaoneve qe permend zotrote ishte e pushtuar, njesoj si Greqia qe u pushtua nga Aleksandri i madh i Maqedonise dhe u shpall mbret i Maqedonise dhe Greqise. Ne ate kohe ai mori pjese edhe ne lojerat olimpike ku nuk lejohehej pjesmarrja e individeve jo-greke, pamvaresisht se sot ky fakt perdoret nga Greqia qe trumbeton se ai ishte grek, qe eshte hedhur poshte me fakte te shkruara nga historianet antike. Po le te kthehemi tek faktet me te vonshme per te cilat po e shkruaj kete koment. Pra Shqiperia si e pushtuar nga italianet, nuk kishte kontroll mbi territorin, apo ato qe thuheshin e beheshin nen emrin e saj dhe te popullit te saj. Krijimi i dy batalaioneve me nga 100 mercenare te paguar, qe per hir te se vertetes, ja mbathen pa shkrepur asnje pushke, nuk ben pergjegjes nje vend te pushtuar per c’ka i ndodh fqinjeve prej pushtuesit qe ne kete rast ishte Italia Fashishte. 200 apo edhe 2000 mercenare nuk perfaqesojne nje popull dhe as nje vend. Sipas llogjikes tende prej injoranti, Polonia qenkae pergjegjese, pasi prej territorit te saj, Gjermania naziste sulmoi BRSS-ne, apo Belgjika qenka pergjegjese pasi Gjermania sulmoi Francen prej territorit te saj. Po keshtu, Hungaria eshte pergjegjese, pasi Gjermania sulmoi Jugosllavine nga territori hungarez. Vetem idjote te tipit grek, mund te nxjerrin fajtore nje vend te pushtuar si Shqiperia per c’ka i ndodhi Greqise qe u sulmua nga hordhite e Musolinit.
      Per cfare parlamenti flet zotrote qe i paska dhene kuroren e Shqiperise Viktor Emanuelit? Kush e zgjodhi ate parlament qe na i paska dhene kuroren e mbreterise tone nje mbreti Italian? Mos valle e ke fjalen per ate popull qe e priti me pushke ne portet shqiptare dhe ne hyrje te cdo qyteti? Apo ato qe duke nisur qe nga 7 prilli i 1939-tes, s’e lane te qete asnje dite pushtuesin fashist? Po pse, vetem ne Shqiperi gjeten bashkepuntore fashistet? Harruat Zerven e Metaksan apo klerin grek qe u bene bythe e breke me gjermanet qe pushtuan Greqine? Zaten, mire thone qe injorantet nuk shohin me tej se hynda e tyre. Dhe ne kete pike, zotrote je nje cope injoranti i te njejtes kategori si puna e “kaubojsit”.

  4. Arti says:

    Ne me nje Sali po gjejme belane imagjino te jete dhe kosova cfare ndodhe!!!!! Ah more ke trute e gomarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje