Elena Xhina, gruaja që do të zëvendësojë Bujar Muçën si deputete e PDIU në Parlament

30 Nëntor 2017, 19:08Politika TEMA

Deputeti i PDIU-së në Elbasan, Bujar Muça ka dhënë dorëheqjen të ejnten paradite si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në vend të tij pritet të ulet Elena Xhina.

Elena Xhina, nënkryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan me profesion avokate, do te zevendesojë Bujar Mucen ne sallen e Kuvendit ne emer te PDIU.

Elena eshte pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Deri ne vitin  2006, Elena Xhina ka punuar si Sekretare seance në Gykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më parë ajo ka qenë në radhët e LSI-së si Anëtare e Këshillit të Qarkut nga kjo forcë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit ajo kaloi tek PDIU, duke u renditur e treta në listën e kandidatëve për deputetë, pas Aqif Rakipit dhe Bujar Muçës.

LISTA E PDIU NË ELBASAN:
Aqif Rakipi
Bujar Muça
Elena Xhina
Dritan Bici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje