Ideja e furnizimit me ujë të Italisë nga Shqipëria bashkë me gazin natyror rezulton të jetë më hershme se sa debati i ditëve të sotme. Italia ka iniciuar një projektligj që në vitet 1991-1992 për t’u furnizuar me ujë dhe gaz natyror nga vendi ynë. Sipas projektligjit, të publikuar nga mediat italiane ditën e sotme rezultojnë të ketë pasur bisedime konkrete midis dy vendeve dhe konkretisht me ministrinë shqiptare të Industrisë dhe Ndërtimit, periudhë në të cilën qeveriste presidenti i asaj kohe Sali Berisha, shkruan energiaoltre.it.
Një nga iniciuesit kryesorë të projektligjit 1991-1992 ka qenë deputeti italian Damiano Poti, babai i Marco Potit, kryetarit aktual të Melendugnos, i cili ka dalë hapur kundër projektit TAP.
“Unë kam pasur shumë kontakte me Ministrinë e Industrisë së Ndërtimit nga pala shqiptare, për kryerjen e një studimi fizibiliteti teknik dhe ekonomik për ngritje e një ujësjellësi nënujor me jugun e Shqipërisë dhe rajonin e Pulias. Gjithashtu, sigurova nga autoritetet kompetente shqiptare për të kryer studime kërkimore në tokën shqiptare dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të autoriteteve të tyre lokale”, shprehet tekstualisht në projektligj ideatori kryesor i furnizimit me ujë dhe gaz të Italisë, Damiano Poti.
Por, idesë së Potit, po i jep sërish jetë guvernatori i Pulias Michele Emiliano. Emiliano e hodhi në tryezë këtë ide, në një takim informal me kryeministrin Rama dhe ish-liderin e Britanisë së Madhe Tony Blair, duke u shprehur se Italia ka nevojë të furnizohet me ujë, pasi shqiptarët nuk kanë ç’të bëjnë me të.
“Uji dhe gazi do të na vijnë nëpërmjet detit nga Shqipëria në Pulia”, kjo është deklarata e guvernatorit të Pulias Michele Emiliano gjatë konferencës “Nga qymyri në Paris” të mbajtur të premten më 17 nëntor në Caserta. Ai propozoi ndërtimin e një rrjeti që transportonte ujë nga Shqipëria në Pulia.
Por, lidhur me këtë propozim rezulton të jetë hartuar një projektligj që në vitin 1991, në të cilin flitej për ndërtimin një rrjeti që do të dërgonte ujin nga Shqipëria në Itali.
Në atë kohë ky projekt ligj u rishqyrtuar dhe në vitin 1992 ku titullohej: “Rregullore për ndërtimin dhe menaxhimin e një ujësjellësi nënujor midis Shqipërisë dhe Italisë”.Por vetëm sot mediat italiane kanë bërë të mundur zbulimin e këtij projektligji, i cili është diskutuar nga autoritetet atje që në vitet 1991-1992.
Ndërsa në fjalën e tij guvernatorit të Pulias më tej është shprehur: “Isha në Shqipëri disa ditë më parë. Fola me kryeministrin Edi Rama. Isha për darkë në shtëpinë e tij. Ato ditë në Shqipëri ishte edhe Toni (Tony Blair) të cilin e takova gjithashtu. Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento, prandaj i bëra një propozim Blerit dhe kryeministrit shqiptar; Në vend që të parashikohet kompensimi mjedisor, pse të mos bëni një tub që shkon së bashku me atë të gazit dhe të sjellë ujë nga Shqipëria sepse atje ka shumë ujë dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me të. Ndoshta ata kanë nevojë ta shesin atë në Salento, sepse ne ende marrim ujë nga puset? A nuk është kjo edhe një kompensim mjedisor?”
Pra ideja e ndërtimit të ujësjellësit mes Shqipërisë dhe Italisë, nuk rezultuaka e re. Artikulli në median italiane:
25- vjet më parë parlamentari Damiano Poti, babai i kryetarit të aktual të Melendugno, paraqiti një projektligj për krijimin e një ujësjellësi Shqipëri-Itali. Ky do të ishte një projekt i titullar si “ujësjellësi nënujor”, që do të bënte të mundur dërgimin e ujit nga Shqipëria në Itali. Një projektligj i veçantë lidhur me këtë plan ishte diskutuar që në vitin 1992. Por, së fundmi ky projektligj është propozuar nga Michele Emiliano, Guvernatori i Pulias. Thuhet se tubacionet e ujit do të vendosen në të njëjtën linjë me tubacionet e gazsjellësit TAP. Duket një projekt interesant, por ndoshta mund të mos jetë kështu.Që nga viti 1992, ka kaluar shumë kohë, kur një grup parlamentarësh të Pulias paraqitën një projektligj për ndërtimin e një ujësjellësi Shqipëri-Itali. Ndërtimi i tij do të arrinte vlerën e 1,000 miliardë euro,ku 80 nga 150 kilometra i cili do të ishte i tërë projekti do të ishin nën ujë.
Ndërsa në atë kohë në të njëjtën vlerë të paraqitur më lart lidhur me projektin, ishte parashikuar dhe sipas autoriteteve italiane ishte biseduar që jo vetëm të bëhej i mundur transportimi i ujit, por edhe furnizimi me energjisë i Italisë nga gazi natyror metan.“Në të njëjtën faturë, kemi biseduar për një furnizim të mundshëm me energji nga gazi natyror metan në të ardhmen”.
“Unë kam pasur shumë kontakte me Ministrinë e Industrisë së Ndërtimit nga pala shqiptare, për kryerjen e një studimi fizibiliteti teknik dhe ekonomik për ngritje e një ujësjellësi nënujor me jugun e Shqipërisë dhe rajonin e Pulias. Gjithashtu, sigurova nga autoritetet kompetente shqiptare për të kryer studime kërkimore në tokën shqiptare dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të autoriteteve të tyre lokale” thuhet në projektligj.
Ligji i propozuar
“Rregulloret për financimin e ndërtimit të një ujësjellësi nënujor midis Shqipërisë dhe Italisë”, paraqitur më 14 nëntor 1991.
“Gjatësia e ujësjellësit – të propozuar arrin mbi 150 kilometra, nga të cilat 80 do të ndërtohen nënujore. Në lidhje me këtë punë besohet se tubat do të vendoseshin me diametër të përshtatshëm duke adaptuar teknologjinë në shtrimin e tubacioneve. Më shumë hollësira teknike janë duke u shqyrtuar më tej”,shkruhej në projektligj.
Propozimi gjithashtu fliste për një “funksion të trefishtë”.
Këta tre funksione do të janë: Furnizimi i Pulias me ujë, furnizimi i Italisë me energji, si dhe shpërndarja e gazit natyror.
“Por, në këtë projekt do të kalojë dhe një linjë energjie për të rritur disponueshmërinë e energjisë në Itali, dhe një tubacion për transportimin dhe shpërndarjen e gazit natyror në qendrat e mëdha të Shqipërisë dhe të Gadishullit Ballkanik”, shkruhet në projektligj.
Nënshkruesit
Pas propozimit të projektligjit në vitin 1991, ai u shqyrtua në 30 qershor 30, 1992 ku u bë i mundur prezantimi i tij: “Rregullores për ndërtimin dhe menaxhimin e një ujësjellës nënujore midis Shqipërisë dhe Italisë”, në të cilën do të nxjerrë në pah detaje të reja të projektit. Ajo që është e habitshme, nuk është vetë projekti.Ndër nënshkruesit e propozimit, në fakt, ishin:
Socialisti Damiano Poti, babai i Marco Poti, kryetarit aktual të Melendugnos, ka dalë hapur kundër projektit TAP.
Projektligji, gjithashtu mban firmën e Ernesto Abaterusso (PDS), shumicës së këshillit nga radhët e PD dhe PZHK. PZHK është partia e Massimo D’Alema, historikisht në favor të qasjes së TAP.
Por projektligji u nënshkrua edhe nga Biagio (PSI), Antonio Broën (PSI), Giuseppe Caroli (DC), Gaetano Gorgons (PRI), Antonio Lia (DC).
E njëjta histori, i njëjti vend, i njëjti det
Por, në projekt flitej për “katër tuba prej çeliku të diametra të ndryshëm”, të Propozuar në ligjin e paraqitur në qershor të vitit 1992.
Vendet nga ku do të kalonte ujësjellësi, ishin konsideruar të përshtatshëm, ku flitej dhe për kalimin e tij në San Foca, vend në të cilin aktualisht do të kalojë dhe TAP.
Për territorin italian
“Për punët në territorin italian, në lidhje me morfologjinë e vendeve parashikohet që projekti të mos kalojnë në vendbanimet ekzistuese, edhe pse prek disa prej tyre, si rezultat i një inspektimi të veçantë, anë propozuar dy zgjedhje të mundshme dhe të përshtatshme për kalimin e tubacioneve në bregun e Salentos.
I mundshëm është kalimi i tij nga San Foca, 1.8 km në jug të Torre Speçhia Ruggieri, ku bregu është mjaft i ulët dhe ulja është e lehtë e arritshme me rrugën ekzistuese. Rruga për të arritur në rezervuarin e Galugnano zgjatet në veri të Melendugno dhe Calimera dhe në jug të Caprarica dhe ka një gjatësi totale prej rreth 16 km”, shkruhej më tej në projektligj.Projekti i nënshkruar nga Damiano Potì në vitin 1992 ishte lënë mënjanë. Por tashmë studimet e vjetra të fizibilitetit vënë San Foca përballë përgjegjësisë në mesin e uljeve të mundshme për kalimin e tubacioneve. Nënshkrimi i ligjit në 1992 ishte kryesisht politik në Puglia. Me pak fjalë, Puglia e donte ujësjellësin. Sot gjenerata e re konkurron pikërisht atë që “etërit” po gjurmonin. Ne jemi spontan për të pyetur nëse Marco Potì, i cili kundërshton TAP, do të ndryshojë qëndrim, që të fitojë meritat e trashëguara. TIRANA TODAY
Gabimi me i madhe nese transportohet uji drejt Italise. Eshte shume here me e leverdisshme te eksportohet uje me ane te bidonave te amballazhuar sesa nepermejt tubacioneve.
Nga Shqiperia do vije vetem uji, pasi gazi do vije nga Azerbaxhani. Mos u nxitoni dhe mos beni veprime te pamenduara per ujin.
hahahahaha..si gjithmone njeri negativ…
Beni qartesi
Po flitet per uje lumi apo per ujrat e nendheshem qe nuk rigjenerohen me??
Puglia ka problem me popullaten per tap dhe si karramele qeveria italiane don tu afroi uje te pishem nga shqiperia
Por ne nuk jemi pronaret e tap qe te vleje mjep t’tjap nqs duqn dicka si shkembim duhet ti drejtohen azerbajxhanit jo ne
Kjo po me duket nje loje e ndyre e politikes tone nuk ka kuptim italia eshte eksportuesi i pare i ujit ne bote ku edhe ne importojme (sanpellegrino panna)
Keta zoterij duan uje te nendheshem qe nuk rigjenerohet per te furnizuar qytetet e jugut sepse te tyrin e shesin me shishe per eksport
Nqs duan uje lumi dhe ta filtrojne pse jo
Cpune ka Sali krimineli me kete projekte .Ja si eshte e verteta .
Po ju sqaroje nje te vertete.Italjanet qysh nga 1920 projektuan qe midis Shqiperise dhe italis te ndertoheshin linja per te trasportuar naften bruto dhe uje te pishem nga Vlora .Nisi ne fillim me ndertimin e infrastrukturen per te prure ne Gjiun e Vlores tubacjonet e naftes bruto dhe moleve per anijet qe do te ngarkoheshin . Pervec ketyre dy produkteve parashikuan dhe terheqjen e seres nga minjera e Selenices .Keto studime kishin filluar shume vite me pare nga pala italjane qe hynin e dilnin nga Vlora si ne shtepine e tyre .Lufta e pare boterore i pengoje italjanet te realizionin planin sipas parashikimeve .Ata hyne 1912 dhe u larguan ne 1920 per te rihyre perseri ne 1924 .Gjate sundimit te Zogut ata avancuan me planet e tyre dhe siguruan te marrin nga puset e dorrishtit e te marinzes mazutin . Nga Selenica seren e zeze nje nga produktet me efikatse per shrtimin e rrugve .Per ujin nuk arriten te realizonin projektin.Por anije te ndryshme filluan te furnizoheshin me uje ne Ujte ftohte te Vlores . Gjate qendrimit te tyre ne Vlore italjanet ndertuan ujsjellsin e Vlores qe dhe sot aktualishte funksjonon .Ata lane nje linje te lire per furnizim me uje nga deti per anijet .
Largimi i italjanve nga Shqiperia pas luftes se dyte boterore pezulloje dhe kete loje transporti te ngritur nga ta .Shteti komunist i Hoxhes i cfrytezoje per interesat e tij .Me ndihmen e specialistve rus arritem ti shfrytezojme per interesat tona .Rreth viteve 1970 Zoti shpertheu nje burim tjeter me te fuqishen se ai qe kishin zbuluar italjanet .Rastesia beri qe nje nga tekniket e ndertimit zbulloje se me ne jug te Ujit te Ftohet ne afersi te vendit qe quhet Kalaja e ujit te ftohete konstatoje uje qe rridhte nen ujin e kripur .U be studimi dhe rrezultoje se aty derdhej jo uje por nje lume me uje te embel .Ky u be nje nga burimet kryesore per te furnizuar Vloren me uje por sistemi i trasportimit neper depo ishte me kapacitet te vogel .U ndertua nje depo e re por jo me ate kapacitet perte perfituar sasine qe derdhej ne dete .
Rreth viteve 80 italjanet kembngulen perseri jo per gas e nafte por per te ndertuar nje pike me kapacitet mbi 40 mije tone per transporte detar .Ky projekte perfshinte nje sistem te ri per trajtimin e ujte te pishem per Vloren dhe eksportin. Punimet filluan nga pala shqiptare per te siguruat ankorimin e transoqeanikve qe do te furnizoheshin me uje te lidhur me sistem bovash ne distancen 80 metra nga vendburimi .Qeveria e atershme pati dhe nje oferte nga Arabia Saudite per ta ngritur ajo kete projekte por nuk dime pse nuk u zbatua .Ngelen vetem dy bova ne uje dhe projekti nuk u zhvillua .
Ndoshta ne 1991 italjanet jane kujtuar perseri. Si per ujuin e pishem dhe gazin .Flitej shume se ne rajonin e Vlores, nga instuti i naftes, ishin zbuluar burime gazi dhe nafte . U bene shume cpime por me teknologjine qe kishte mbetur nuk qe e mundur te kapeshin rezervat e gazit e te naftes .Banoret e zones Zvernec e Narte kishin pare qe nga thellesia e detit perball Sazanit shperthenin shtellunga uje deri ne lartesine 100-150 metra mbi siperfaqen e ujit .
Se cfare projekte ka dhe jane realizuar tani per keto venburime asnje nuk flet . Vlora vuan per uje dhe italjanet e Arabet kerkojne uje nga Vlora. Te presim se nje dite ky popull, i tulatur, te shijoje pasurit e nentoksore te vendit qe ja ka falur natyra .
Si e shfrytezoi Sali Berisha PASIGURINE JURIDIKE per te diskriminuar ushtaraket.
(ne ndihme te reformes ne drejtesi)
Historia e trajtimit te mijra ushtarakeve shqiptare, qe reforma e autokratit Sali Berisha i hodhi ne mes te 4 rrugeve ne vitin 1993, eshte nje shembull i pa precedent ne bote ne shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut dhe nje material i denje per t’u trajtuar ne te gjitha institucionet juridike, se deri ku mund te arrije nje klike antidemokratike, te diskriminoje nje pjese te shtetasve te vendit te tij, qe i sheh si armiq politike nepermjet perdorimit te pasigurise juridike si “arme” per te “vrare” kundershtaret e vet.
Deputeti socialist, Erion Brace, ne seancen e dates 22.02.2016 te Kuvendit te Shqiperise, ka deklaruar se “Sali Berisha i ka trajtuar ushtaraket ashtu si Hitleri izraelitet”!
Pak i afrohet te vertetes kjo thenie, pasi krye xhelati i popujve te botes Hitleri, te pakten u tregua me dinjitoz si i tille, ne kushtet e nje kasaphane te pergjakeshme boterore, sepse i deklaroi boterisht izraelitet si armiq te rraces ariane, i grumbulloi neper kampet e vdekjes naziste si ne Aushvic etj, i dogji neper krematoriume, i beri kufomat e tyre sapun etj, ndersa Sali Berisha ne menyre “demokratike” perdori pasigurine juridike per t’i zhvleftesuar vit pas viti te drejtat tona per pension sipas ligjeve te kohes deri sa arriti , edhe me ndihmen e kolegeve socialiste te deputetit Brace, qe per 3 vjet rresht ( 1996-1998), nuk na dhane asnje qindarke pension, pa folur per te drejtat e tjera ligjore.
Edhe roberit e luftes po te trajtoheshin keshtu nga palet nderluftuese, do te konsideroheshin si krime lufte!
Skenari diskriminues, ndaj nesh dhe familjeve tona te hedhur tashme ne rruge te madhe, pa shtepi, pa pune dhe me femije te vegjel apo ne shkolle, ishte aq i eger, sa as kompesimet per buken dhe dritat, 500 leke ne muaj, qe e merrnin te gjithe, nuk na i dhane deri vone.
Keto jane ne shkelje te Kushtetutes se Shqiperise, qe ne nenin 52/2 percakton qarte se,”Kushdo, kur mbetet pa pune per shkaqe te pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete te tjera jetese, ka te drejten e ndihmes ne kushtet e parashikuara me ligj!
Dhe kjo ka ndodhur ne Shqiperi, ne mes te Europes, ne nje shtet antar i Nato-s, kandidat per ne BE dhe i monitoruar ne cdo hap nga te gjitha institucionet nderkombetare, por edhe sot as shteti e as gjykatat nuk pranojne se eshte bere nje krim masiv ndaj mijra njerezve te pa fajshem e te pa mbrojtur!
Per hir te se vertetes duhet thene se legjislacioni per sigurimet shoqerore te ushtarakeve, qe u shfrytezua vetem per konsum te brendeshem dhe te jashtem politik, fillimin e pati me hartimin formal te Statusit te Ushtarakut te vitit 1991 dhe per 27 vjet kane dale gati cdo vit aq shume akte ligjore me emrat sugjestionues si “status” apo ligje me shumice te thjeshte e te cilesuar, akte normative etj, sa kujtdo, pervec ne , viktimave te tyre, i eshte krijuar mendimi se “sa shume paskan bere per ushtaraket”!
Por e verteta eshte krejt ndryshe.
Asnje nga ligjet e miratuara per 27 vjet nuk jane hartuar ne favor te te drejtave tona kushtetuese, por te gjitha ligjet e nxjerra si simite nga “krematoriumet” e Sali Berishes, jane ideuar, formuluar dhe miratuar me qellimin e vetem: per te ulur ne cdo rast, sa me shume masen e pensionit mujor te ushtarakeve!
Te gjitha aktet ligjore te dala pas statusit te vitit 1991, i cili nuk sherbeu as per te justifikuar juridikisht hedhjen ne rruge te madhe te disa dhjetra mijra ushtarakeve, (VKM-ja qe u zbatua per kete qellim, nuk i eshte referuar as Kushtetutes e as Statusit te ushtarakut), jane ne shkelje te Kushtetutes se Republikes dhe parimit te sigurise juridike, qe eshte baza e shtetit te se drejtes.
Jo pa qellim djallezor edhe sot sigurimet shoqerore dhe gjykatat nuk i referohen statusit te vitit 1991, per zgjidhjen e mijra konflikteve juridike te ushtarakeve, por ligjit nr.7703/1993, qe eshte ligj per civilet pasi vete ky ligj e sakteson se “sigurimi shoqeror per ushtaraket behet me ligj te vecante”!
Ne lidhje me parimin e sigurise juridike, ne jurisprudencen kushtetuese eshte theksuar se ai perfshin besimin te sistemi juridik. Besueshmeria ka te beje me bindjen e individit se nuk duhet te shqetesohet vazhdimisht ose te jetoje me frike per ndryshueshmerine dhe pasojat negative te akteve juridike, te cilat cenojne jeten e tij private ose profesionale dhe perkeqesojne nje gjendje te vendosur me akte te meparshme. Shteti duhet te synoje te ndryshoje nje situate te rregulluar me pare, vetem ne se ndryshimi sjell pasoja pozitive (shih vendimin 43/2015 te Gjykates Kushtetuese)!
Parimi kushtetues i shtetit te se drejtes do te konsiderohet i dhunuar ne se mohohen ose shkelen siguria juridike, stabiliteti ligjor dhe mbrojtja e pritshmerive te ligjeshme. Per te kuptuar dhe zbatuar drejt kete parim kerkohet qe ligjet ne nje shoqeri demokratike te ofrojne siguri, qartesi dhe vazhdimesi, ne menyre qe individet t’i drejtojne veprimet e tyre ne menyre korrekte e ne perputhje me to.
Mbi te gjitha, ne aspektin kushtetues, ligji me fuqi prapavepruese eshte i kundershtueshem neqoftese cenon te drejtat e fituara me pare me ligjet ekzistuese.
Te gjitha ligjet e miratuara per pensionet e ushtarakeve, kane qene me fuqi prapavepruese, duke bere te mundur uljen drastike te mases se pensionit tone!
Por shteti antidemokratik, nepermjet Gjykates Kushtetuese i ka justifikuar me sofizma veprimet e tij diskriminuese ndaj ushtarakeve, se gjoja “parimi i sigurise juridike nuk mund te prevaloje ne cdo rast” dhe se “kufizimet e te drejtave te ushtarakeve kane qene te nevojshme, pra te diktuara nga nje interes publik, e arsyeshme dhe ne perpjestim me gjendjen qe ka diktuar nderhyrjen “.
Dhe Gjykata Kushtetuese ne vendimin nr.2/2013 ka vleresuar se “nderhyrja ne skemen e llogaritjes se pensioneve te parakoheshme per vjetersi sherbimi te ushtarakeve eshte bere per interes publik, per shkaqe te tilla si:
a) efekti i paperballueshem per buxhetin e shtetit;
b) reduktimi i borxhit publik;
c) presioni negativ i krizes globale financiare;
ç) konsolidimi fiskal i qeverise;
d) funksionimi i skemes se sigurimeve shoqerore;
dh) natyra e sigurimit shoqeror suplementar.
Ky arsyetim dhe vleresim i Gjykates Kushtetuese, shpreh hapur hipokrizine e shtetit dhe drejtesise shqiptare dhe pohohet indirekt se diskriminimi mbi 20 vjecar i shtreses se ushtarakeve, dale ne rezerve nga reforma ne ushtri, ka qene i paramenduar dhe i organizuar me qellime djallezore antidemokratike nga sundimtaret ne pushtet me “regjizor” armikun e ushtarakeve, Sali Berisha!
Nuk besoj se gjendet nje njeri ne bote, qe te argumentoje se per te gjitha keto falimente financiare te shtetit shqiptar, paskan qene shkaktaret e vetem ushtaraket shqiptare, per me teper gjate 3 vjeteve te mallkuar 1996 deri ne 1998 kur shteti demokratik nuk na dha asnje lek pension!
Perpara kesaj llogjike te mbrapshte mund shtrohen disa pyetje:
Ne se kane qene te verteta te gjitha keto fatkeqesi financiare, ekonomike etj per Shqiperine, ne momentin kur Gjykata Kushtetuese mori kete vendim skandaloz dhe gjykoi si te nevojshem diskriminimin shume vjecar financiar te ushtarakeve, kush i kishte shkaktuar ato, per deri sa ushtarakeve per mbi 25 vjet u jane mbajtur disa qindra milione leke pensione te pa paguara dhe nuk mund te ishin ata shkaktare te tyre?
Ne se interesi publik paska qene i rrezikur ne vitin 2013 dhe u gjeten pensionet e ushtarakeve si shpetimtaret e financave te shtetit , po ne rastet e ndryshimit te vazhdueshem, te legjislacionit per pensionet e ushtarakeve qe nga viti 1991 e deri me sot, mbi dhjete here, cfare interesi publik paska qene i rrezikuar, pasi ne cdo rast ushtaraket jane perdorur nga ky shtet si “koka turku”, duke u shkurtuar buken e gojes femijve tane ne kushtet e mjerimit total?
Mos valle me ne ushtaraket kane dashur dashur te eksperimentojne ne kushtet demokratike dhe ne menyren me groteske te mundeshme, parullen komuniste “Te veme interesin e pergjithshem mbi ate personal”?
Si nuk doli, qofte edhe nje prej antareve te Gjykates Kushtetuese qe te shtronte keto pyetje para kolegeve te vet :
a- Pse sa here, qe miratohen ligje per uljen e pensioneve te ushtarakeve, perdoret tog fjaleshi misterioz “interesi publik” dhe sa te faktuara e te justifikuara jane penalizimet ndaj tyre?
b- Pse per 3 vjet rresht (96-98) ushtarakeve nuk iu dha asnje lek pension?
c- Pse nuk eshte shfuqizuar Akti Normativ i qeverise Berisha, qe ne menyre anti kushtetuese uli shtesen per cdo vit te pensionit nga 2 % ne 1,5 %, gje qe coi ne uljen drastike te pensionit tone rreth 50 %? etj.
Kjo nuk ka ndodhur asnje here, sepse drejtesia shqiptare, ka qene gjithmone nen komanden e sundimtareve, qe i kane caktuar ne ato poste per interesat e tyre, prandaj sot ndodhemi para nje drejtesie “kufome” qe ka qelbur tere vendin!
3. Ne se per 27 vjet shtet demokratik, interesi publik qenka rrezikuar aq shume dhe aq shpesh, sa u eshte dashur e nevojshme t’u shkurtoje cdo vit buken e gojes femijve te ushtarakeve, si nuk u rrezua ky shtet, kur u vodh i gjithe floriri i Thesarit te shtetit ne Krrabe, kur u vodhen mbi 7 miliarde leke ne Banken e Shqiperise, kur u grabiten miliarda dollare nga shitja dhe demontimi i armatimit dhe municioneve te ushtrise dhe ne arken e shtetit nuk eshte futur asnje lek?
4. Ne se interesi publik qenka rrezikuar aq shume e aq shpesh sa koincidon gjithmone me miratimin e ligjeve anti njerezore per uljen e pensioneve te ushtarakeve, si mundet, qe ne asnje rast per perballimin e ketyre fatkeqesive financiare shteterore nuk kemi degjuar asnje ulje rroge per presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetet, doganieret, mjeket etj, etj,
5. Ne se shteti dhe Gjykata Kushtetuese e paskan gjetur shpetimin e interesit publik, te rrezikuar kaq shume per 27 vjet rresht (sipas tyre) duke u paksuar buken e gojes vetem ushtarakeve dhe familjeve te tyre, a mund te na binde dot njeri sot, se pas ketij diskriminimi shume vjecar te ushtarakeve, financat e shtetit shqiptar shpetuan dhe pesuan nje lulezim te vertete?
6. Ushtaraket shqiptare kane vite te tera qe rropaten neper dyert e gjykatave per te marre drejtesi sipas ligjeve te miratuara nga legjislativi shqiptar, duke mos perfituar, ne shumicen e rasteve as minimumin e te drejtave te tyre!
Si mund te jape drejtesi nje gjyqtar i Gjykates Administrative te Shkalles se Pare, Tirane, kur ne vendimin e tij arsyeton se “nuk ka VKM per kompesimin e bukes dhe dritave per ushtaraket “nderkohe qe VKM nr.471/1996 e ka te shkruar e zeze mbi te bardhe nje te drejte te tille?
Si mund te jape drejtesi, po ky gjyqtar, kur ne dosjen gjyqesore nuk i ka mjaftuar nje akt ekspertimi per t’u bazuar ne vendimin e tij per dhenien e demshperblimit shume vjecar te pensionit tim te parakohshem, por kerkon njeri pas tjetrit plot 4 akte te tilla, per te marre vendimin e tij mbeshtetur ne akt ekspertimin anti ligjor, me shifrat me te ulta me diference nga ai me shifrat me te larta prej 4.3 milion leke?
Si mundet, qe ky gjyqtar te fute ne dosjen gjyqesore disa akte ekspertimi nga eksperte te rregjistruar gjyqesore me shifra te ndryshme, disa prej te cileve i bejne llogarite jo sipas ligjit, por sipas Maliqit?
Si pranon ky gjyqtar qe eksperti gjyqesor te beje interpretime te ligjeve, kur kete e ka te ndaluar, por ai hesht sepse eshte bere norme proceduriale, qe gjyqtari nuk merr vendim me pare dhe mbi kete baze eksperti te beje llogarite e demshperblimit, por ai e merr vendimin pasi eksperti bene disa variante llogaritjesh. Ne keto kushte gjyqtari bene zgjedhjen e variantit me te pranueshme prej tij duke vendosur jo sipas ligjit por sipas maliqit.
A nuk eshte kjo forme, burim i korrupsionit ne drejtesi?
Qytetaret kerkojne drejtesi nga ligji e jo nga eksperti, por keta eksperte nuk mund te jene konforme ligjeve kur vete gjyqtari u thote te bejne llogarite ne 10 variante, qe pastaj ai te vendose, sic veproi ne rastin tim, kur caktoi nje shume qesharake, per arsyet qe vetem ai dhe koleget e tij te Apelit i dine!
Pra, sipas gjyqtarit e drejta qenka jo nje, por ne shume variante dhe kete e cakton vete gjyqtari me ndihmen e gjoja eksperteve te licensuar e jo ligji!
Por , sic thote populli, “peshku qelbet nga koka”, se edhe kur ia cova ministrit te Drejtesise te gjitha aktet e ekspertimit, me materialin tim kundershtues, as u beri pershtypje fare, qe gjykatat i perdorin ekspertet jo sipas ligjeve, por sipas Maliqeve! Dhe habiten pastaj se si mund te behet korrupsion ne drejtesi!
7. Asnjehere shteti demokratik nuk i ka pyetur ushtaraket per padrejtesite qe jane bere nder vite.
Edhe tani, kur socialistet ne pushtet gjykuan, me shume per efekte elektorale, te ndreqin shkeljet ligjore te bera me pare, vendosen te na japin nje lemoshe, pa na dhene te drejten, qe na e ka grabitur shteti qe nga viti 2009.
Shume zhurme pompoze u be rreth kthimit te debive prej 20 % ne muaj, qe na ishte mbajtur me pare nga pensioni, por socialistet – specialiste, bene sikur nuk e kuptuan, qe kjo debi u ligjerua, pasi me pare, me ligje anti kushtetuese ne vitin 2009, qeveria Berisha na kishte ulur fillimisht pensionin mujor gati 50% dhe nga shuma e mbetur na mbajten me pas edhe 20% te tjera, qe e cuan pensionin mujor sa nje kocke!
Kjo ishte kocka qe na dhane socialistet, se ligjet antikushtetuese, qe i pranuan edhe vete se ishin te tille, nuk i shfuqizuan apo amenduan!
8. Marifetet juridike per te ulur sa me shume pensionin e ushtarakeve kane qene te pa numerta.
Qeveria e PD-se, me te ardhur ne pushtet ne 2005, pasi injoroi statusin e ushtarakeve te 2004 ju sul ushtarakeve me ligjin 9481/2006, qe percaktonte se “masa e kontributit per ushtaraket te derdhet sipas pages minimale ne shkalle vendi” e jo sipas pages qe ushtaraku ka patur ne ushtri.
Bile Instituti i Sigurimeve Shoqerore, ka dhene edhe ai nje dore jo te vogel kunder nesh, deri edhe ne fallcifikim skandaloz te dokumenteve tona.
Ne nje rast te vertetuar personalisht, nje kolegu yne rastesisht u njoh me dosjen e tij ku ne formularin e llogaritjes se pensionit emertohej “punetor” e jo oficer dhe klasifikohej ne “kategoria e 3” dhe jo e dyte! (per kete arsye sigurimet shoqerore nuk u japin ushtarakeve te dhena per llogaritjen e pensionit te tyre me argumentimin se eshte sekret shteteror!??) Ne rastin ne fjale ky ushtarak mori prej vitesh pension puntori e jo ushtaraku!
Deri ketu eshte katandisur Instituti i Sigurimeve Shoqerore, se shteti, jo vetem nuk e ka kontrolluar kete institucion, por e ka perdorur per qellimet e mbrapshta te tij!
Si perfundim:
Problemi i trajtimit antikushtetues te pensioneve te ushtarakeve te dale ne rezerve nga reforma ne ushtri, nuk eshte thjesht ceshtje mballome, por nje problem politik, juridik dhe moral, si nje shembull i qarte i veprimeve arbitrare, antinjerezore, antidemokratike te sundimtareve autokrate ne pushtet, qe e perdoren legjislacionin per 27 vjet rresht kunder nje shtrese te caktuar qytetaresh, qe i ka konsideruar armiq politike!
Te gjitha keto shkelje jane bere ne vemendjen e te gjithe institucioneve demokratike, te nje opozite te pa afte, te gjykatave te nenshtuara nga sundimtaret e radhes, pa folur per shoqatat gjoja te ushtarakeve, qe vetem emrin kane patur te tille, se nuk kane luajtur rolin e tyre per te cilin u krijuan.
Dhenia e plote e te drejtave te ushtarakeve te grabitura me dhune nga shteti per vite me radhe, mund te behet vetem duke mos i paragjykuar ushtaraket politikisht, me nje rishikim te pergjithshem te legjislacionit per sigurimet shoqerore te ushtarakeve, qe nga viti 1991, duke shfuqizuar te gjitha aktet ligjore e nenligjore antikushtetuese qe vijne ne kundershtim me parimin e sigurise juridike, bllokimin e te gjitha ceshtjeve gjyqesore te hapura nga ushtaraket per pensionet ne te gjitha shkallet e gjyqesorit dhe dhenien e te gjithe mases se pensionit te pa paguar me pare!
Zgjidhjen juridike dhe morale te padrejtesive te bera ndaj ushtarakeve, qe nga viti 1991, e ben vetem nje shtet demokratik, qe i trajton si te barabarte te gjithe shtetasit e vet.
Vladimir Dushniku, kolonel ne pension.
Tirane, 30-11.2017
Projekti do te kushtoje 1000 miliarde ?!?!?! E dini cfare shkruani apo jo.