Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës në lidheje me inceneratorët e përpunimit të mbetjeve në Elbasan dhe Fier.
Nga foltorja e Kuvendit Rama bëri një deklaratë të fortë duke thënë se nëse janë shpenzuar 400 milionë euro për këto inceneratorë un jap mënjëherë dorëheqjen.
“Unë nuk jam si ata por mësoj cdo ditë dhe e vë në jetë se ju jeni si ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë që si i quante im zoti i madh, gdhë, gdhë, gdhë, tani gënjeshtar ti apo unë?
Ok, nëse janë 400 mln euro unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen, coje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen, publikisht le ta marrin ta analizojnë analistët deri të fund të kazanit dhe të nxjerrin në ballë të kazanit dhe po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një te qeshmë dhe vazhdon me tënden” tha Rama.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryedemokratit i cili nga foltorja e Kuvendit bëri përllogaritjen e shifrave.
Siç shihet dhe në pamje, gjatë llogarisë ai u ngatërrua disa herë teksa shumëzonte.
“Ja ku e ke këtu, 228 milionë është totali i tre kontratave. Për këto zotrote ke planifikuar këtu: Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Tiranës, kohëzgjatja 7 vjet 2015-2022, kosto vjetore 752 e 770, pra 7 vjet nga 7 milion, pra euro, dakord po e marrim dollarë. 7 herë 7 bëjnë 42, më fal 49 se pashë gjashtën.
Ndërtimi, operimi, transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fierit: 6 herë gjashtë 36, 49 plus 36 bëjnë 95, bëjnë 85 s’ka rëndësi.
U shkritë ju u shkritë se për ju janë patate këto. 85 milion i ke tek këto të dyja. 2018-2047 1 miliardë lekë të reja, 10 milionë po ti marr, herë 30 bëjnë 300. Të kërkoj ndjese se s’qenkan 400, por 385 milionë dollarë, jo euro, po të ul dhe kursin e këmbimit, pra janë 350 milionë”, shprehet Basha.
E pasi llogaritë nuk i dolën, kryedemokrati kërkoi ndjesë me ironi, duke shtuar:
“Do zhvasësh 50 milionë më pak, të kërkoj ndjesë që të akuzova që po bëhesh gati që me një kompani të vetme, me një person bën tre projekte dhe ju merr 350 milion euro dhe jo 400 milionë euro shqiptarëve”, tha ai. (TemA)
Vazhdo zRama, diskretitoi ne menyren me te turpshme. Thuaja troc dhe thjesht, me gjuhen e popullit, qe ta kuptoj qarte cdo njeri, edhe ai me i pa shkolluari, qe keta jane plerat e ketij vendi dhe se ne cderxhe e kane lene kete vend.
Te lumte z. Timonieri i Madh.
Me legene si puna e Bashes nuk behet ky vend.
Si mund te thote ky legen se ti i jep nje njeriu te vetem 400 milione €.
Nderkohe qe e verteta eshte se ti i jep vetem 350 milione €.
Mind ta japi timonieri i madh dorheqjen per 350 milione €??????????
7×7=42. Kjo eshte partia dhe lidershipi qe transformuan Shqiperine ne nevojtore ku e perdornin te tjeret dhe vete ata. A besoni me tek ata ju shqiptare te ndershem e pandershem qe u beni isso? Vazhdoni se simiten e Lulit do hani, ne qoftese se nuk u jep 7×7=42
E degjova direkt dhe me vinte turp mua kur thoshte shifrat apo bente llogarite, por ajo rrace barbare-kriminale s’e ka per gje, ndersa ata ne salle, bashibozuket e tij veshtronin te tulatur.
Gazetar!
Nuk i thone inceeeenerator por
Inciiiiinerator, qe shqip do te thote “djegës”!
Ne fakt kjo fjale rrjedh nga italishtja “cenere” qe do te thohte “hi”, pra ta kthesh nje objekt ne hi, dmth ta djegesh. Pra, eshte ne rregull “inceneritor”. Te pakten kesaj here gazetari eshte ne rregull.
O Luli po cfare ben o karabush ?? nuk e kupton ?? po te poshteron cdo dite Edi dhe ti atje , ngul kembe . Nuk e kupton ?? Do te telendisi ne syte e shqiptareve per shume kohe akoma , te ka matur pulsin , te ka mesuar te gjitha dobesite , difektet dhe gabimet trashanike qe ke dhe do kesh dhe te godet per vdekje . Eshte i zgjuar piktori o Lul , e shikon qe makina qe drejton shkon me saktesi matamatike ne gremine dhe ti atje , ne kursin tend . Do te beje plere , do te diskretetoje ne syte e gjithe botes , ai ( Edi ) ferkoi duart kur ti or idiot more drejtimin e PD-se , sepse e kuptoi qe do ta kete shume te lehte duelin me ty , sepse ti nuk gezon perkrahje ne popull , nuk te duan , ty te vune , nuk u zgjodhe , dhe tani keto jane perfundimet , do mbahash mend si udheheqesi i opozites qe u poshterua ne menyre sistimatike deri ne “vdekje “……………..