Ashtu sikurse ishte parlajmëruar seanca parlamentare e ditës së sotme i ka tejkaluar të gjitha parashikimet, duke pasur të gjithë brenda, akuzat, batutat dhe përplasjen politike.
Kryeministri, Edi Rama gjatë replikave të gjata në Kuvend, i’u është drejtuar deputetëve dhe kreut të PD me batua dhe akuza. Në fjalën e tij, Rama i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës për taksistin Bilal Shehu, i cili dyshohet se ka pranuar marrjen e 80 mijë dollarëve amerikanë nga kryeministri për fotografinë me presidentin Obama.
Rama iu drejtua Bashës duke i thënë se do e prezantojë më Bilalin, pasi sipas Ramës, Lulzim Basha do duhet të kalojë atë që kaloji edhe Bilali, përballjen me drejtësinë.
Gjithashtu kreu i qeverisë pyeti deputetët demokratë se çfarë janë këto kompani të huaja që paguajnë për llogari të PD, si edhe ritheksoji se FBI është në Shqipëri dhe shumë shpejt të gjithë llojet e peshqve do jenë në zgarë. “Lutuni që zgara të mos ju kapë ju”, u shpreh Rama.
“Çfarë janë këto kompani të huaja, fantazëm, në një parajsë fiskale, që paguajnë 1mln dollarë, për llogari të PD? Çfarë është kjo, këtë thoni ju.
Bilalin do ja jap Lulit asistent, ta ndihmojë që të kuptojë se çfarë e pret. Këtu do jemi, unë jam shumë i qetë se Shqipëria nuk është vetëm.
Kur ju thosha që do vijë FBI këtu, ju thoshit: Jo s’vjen FBI këtu, çna duhet FBI, ne i zgjidhim problemet vetë, i bëjmë mer forcat tona.
Jo jo, këtu e keni FBI, mos u mërzisni, hap pas hapi do i shihni gjithë llojet e peshqve në zgarë të gjithë. Vetëm lutuni që të mos ju kapë zgara“, deklaroi Rama.(TemA)
karlliqe nga goja e nje krytar shteti i cili shikon endra me si hapur se shtetin islamik te Albanistanit do ta bejne amerikonet dhe Erdogan apo Gylen………amerikonet drejtesine,gylen arsimimin e muslimon brothers dhe Erdogan xhamija dhe aerodhrome qe gyzelet te sikterisen nga sit kembet drejt botes………….allah uakbar!
o Edi , jo ne zgare por ne rjete , po vajti puna deri ne zgare , ke mare fund . Ata te FBI in dine te gjitha , dine dhe me shume se cdime ne , prandaj dhe erdhen , keshtu qe eshte c`eshtje kohe …….. thjesht kohe fitojne zoterinjete e Pd-se dhe jo pafajesi , koha ama nuk eshte e pafundme , dikur mbaron dhe ……………..thjesht ti Edi te jesh i pregatitur , do duhen shume burgje speciale ………..