Tjetër telash për Lulzim Bashën nga deklarata në KQZ. Ka deklaruar vetëm fonde të buxhetit të shtetit

30 Nëntor 2017, 14:55Politika TEMA
Tjetër telash për Lulzim Bashën nga deklarata në KQZ. Ka

Pasqyra financiare e Partisë Demokratike depozituar në KQZ i hap një telash të ri Lulzim Bashës. Edhe pse ai vazhdon të shtyj ditët duke thënë se gjtiçka e ka deklaruar në KQZ, dokumentet e depozituara nga KQZ zbulojnë një problem tjetër të tij, faktin që ai ka deklaruar se ka shpenzuar vetëm pare të marra nga buxheti i Shetit. Në pasqyrën financiare dorzuar në KQZ, nga financieri i Bashës, Ilir Dervishi, një njeri i besuar i tij, të cilin ka dashur ta promovoj për kryetar PD në Elbasan, ka plotësuar si burim të ardhurash vetëm ato të përfituara nga buxheti i shtetit.
Sic dihet shuma e përfituar nga buxheti i shtetit dhe e deklaruar në KQZ për veprimtari të fushatës elektorale është 88 milionë lek të reja, dhe është me e vogël në total me shumën që Basha ka paguar në të zezë për kompanitë e lobimit në Uashngton që shkon rreth 1 milionë dollarë.
Me pasqyrat financiare të Bashës, dhe origjinën e pareve që ka deklaruar vetëm nga buxheti i shtetit, shtohet dhe një çështje e re për tu hetuar, fakti se ku kanë shkuar paret e donatorëve të PD, dhe natyrisht pse një kompani offshore paguan 1 milion dollarë për PD, pa mar pare nga PD. Kjo ndoshta është një pyetje që mund të marr zgjidhje nga hetimi i Bashës në SHBA.

Ndërkohë për shpenzimet e lobimit qe po diskutohet, në zërin “shpenzimet”, jane filtruar perfshi dhe konsulenca me kompani te huaja qe nuk jane “lobim”.

Se bashku konsulencat jane 15.939.109 leke (te reja) qe jane rreth 141 mije dollare, ndersa per lobim eshte 12.585.000 leke ose rreth 111 mije dollare.

Pra I gjithë deklarimi për lobim dhe konsulenca është rreth 250 mije dollare.

Ne zërin “1.Detaje & Përmbledhje” ke dhe nje fenomen tjeter. PD ka raportuar te ardhura nga fonde publike per zgjedhjet 88.045.551 leke kur me vendim te KQZ-se kane marre paradhenie 20.771.018 leke, nje pjese te te cilave (1.728.567 leke ) duhet t’i kthejne per rezultatin e dobet ne zgjedhje.

Një tjetër spekullim është fakti që ne keto te ardhura, PD  ka futur fondin qe ka marre per tere vitin (fondi që jepet çdo vit) i cili sipas vendimit te KQZ-se eshte 87.274.533 leke.

Theksojmë qe raporti eshte vetem për zgjedhjet dhe duhet të ishte deklaruar fondi i dhene për zgjedhjet. Në bazë të ligjit shpenzimet limitohen duke patur per baze fondin e marre per zgjedhjet (jo me shumë se 10 fishin e fondit publik qe merr paradhenie per zgjedhjet). Po ti shtosh dhe faktin që PD duhet ti kthej KQZ rreth 100 mij dollar për thyerje të ligjit të barazizsë gjinore, të gjtiha shifrat e Bashës shkatërrohen,

 

/TemA/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje