Moti i keq/ Paralizohet qarkullimi i rrugëve dytësore Tiranë-Durrës, automjetet ngecin në radhë prej dy orësh

30 Nëntor 2017, 19:35Sociale TEMA

Autostrada Tiranë-Durrës vijon të qendrojë e bllokuar prej të paktën dy orësh.

Mësohet se deri më tani niveli i ujit në akse të ndryshme të saj i ka kaluar 50 cm.

Automjetet janë orjentuar për të udhëtuar drejt Tiranës apo Durrësit në rrugët alternative të cilat janë paralizuar nga trafiku i rënduar dhe sasia e ujit.

TemA mëson në terren se uji ka vërshuar në biznese dhe banesa duke shkaktuar dëme të shumta.

Raportohet në terren se dy eskavatorë janë duke punuar për të zhbllokuar kanalet gjatë autostradës.

Qindra automjete janë vendosur në radhë ku qytetarët ndjehen të tensionuar pasi lëvizja është tejet e ngadaltë. (TemA)

1 komente në “Moti i keq/ Paralizohet qarkullimi i rrugëve dytësore Tiranë-Durrës, automjetet ngecin në radhë prej dy orësh”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    He mo Mero. Lavdero lali Erin tani. Ne na ka pare Zoti. Qe nuk na ndodhin fatkeqesi natyrore. Se te jete per keta mortjet qe na marin taksat ne. Do kishim vdekur te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje