Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Zguri. Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e opozitës mbrëmjen e sotme në Kuvend për heqjen nga kalendari 3-javor të kërkesës për shkarkimin e Zgurit dhe nisjen e dialogut me opozitën.
“Pranoj propozimin që të mos futet në kalendarin e Kuvendit kërkesa, dialog me opozitën për të zgjidhur ngërçin. Nuk kemi se cfarë diskutojmë më, nuk është sot për të debatuar” deklaroi Rama.
Basha vlerësoi si të drejtë heqjen nga kalendari të çështjes së shkarkimit të kryetarit të KQZ. “Heqja nga kalendari sot është vendimi i duhur. Jam dakord, të mos e vazhdojmë këtë debat” deklaroi Basha.
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke iu drejtuar Bashës ka shtruar pyetjen, nëse ekziston marrëveshja e 17 majit? Ndërsa shtoi se kërkesa për Zgurin nuk ka rënë, por thjeshtë nuk do të përfshihet në kalendar, por do të shqyrtohet herën tjetër.
Basha reagoi duke deklaruar se ajo marrëveshje ka vdekur, pasi sipas tij ishte Rama që e vrau. “Marrëveshja ka vdekur. E vratë ju! Ishte për zgjedhje të lira e të ndershme. Kërkesa duhet hequr nga kalendari dhe nga programi. Asnjë marrëveshje nuk mund t’i mbivendoset ligjit”.
Por, kryeministri Rama iu përgjigj Bashës se nëse marrëveshja ka vdekur, ‘dëshmori’ i parë është Zguri. “Marrëveshja e 17 majit krijoi atë konfiguracion në KQZ, është marrëveshja që e vuri Zgurin kryetar dhe nëse marrëveshja ka vdekur, Zguri është dëshmor i parë i vetë marrëveshjes.
Por e përsëris këtu. Ajo që unë thash që ishte mospërdorimi i shumicës për t’i dhënë fund këtij debati sikur e bëtë ju kur ishin në shumicë me KQZ. Ju mund të qëndroni në pozicionin tuaj, ne në tonin”.
PS akuzon Zgurin se nuk e shqyrtoi në kohë kërkesën për kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili sipas tyre preket nga ligji i dekriminalizimit. Por ai do të vijojë që të jetë në krye të KQZ, të paktën edhe për tre javë, pasi kërkesa e PS për shkarkimin e tij është hequr nga kalendari 3-javor i Kuvendit, por është në program.
Dmth, qe ta kuptojme drejt ne te pashkollet. Maxhoranca, qe eshte votuar per te qeverisur, terhiq t nga shkarkimi i Zgurit, megjithese e kishte akuzuar se shkeli ligjin. Po kjo maxhorance terhiqEt edhe nga emerimi i prOkurorit te pergjithshem te perkohshem, megjiThese kushtetuta dhe ligji e detyron. Pra, ne dy beteja te pastra ligjore dhe politike, maxhoranca e votuar nga shqiptaret terhiqet. Bukur fort. Goxha qeveri kemi. Hahaha. Ku je o sali ram berisha. Ti ishe burre. E thoje e mbaje. Mire keq, ushtroje pergjegjesite. Ky palloshi ka frike nga tik llalla
Sakte “John”….cuditem si ta paska nxjerre Tema komentin.
Nuk terhiqet qeveria nga shkarkimi i z.Zguri por e shtyne o John.Sa per prokurorin tani nga ty po e degjojme.Perqendrohu kur lexon vec ne se ty ti thote te rejat sali ram berisha ( sic e shkruan ti).
John As me pak as me shume mister John je vetem nje Psikopat ndoshta I lindur.
Ju ka hedhur trute e gomarit shalescobari.