VIDEO/ Ja momenti kur Emili Sande bën shqiponjën në shesh. Zbulon edhe një sekret

30 Nëntor 2017, 16:27Lifestyle TEMA

 Natyrisht, në një ditë kaq të rëndësishme për shqiptarët siç është festa e çlirimit edhe këngëtarja me origjinë skoceze duket se është ndjerë po aq shqiptare sa edhe të gjithë ata që kishin mbushur sheshin për të ndjekur koncertin e saj.

Por ajo zbuloi edhe një sekret për fansat e saj të shumtë, duke rrëfyer se cili kishte qenë personi që ia mësoi.

“Kisha kënaqësinë të takoja kryetarin tuaj të bashkisë këtë mbrëmje dhe më mësoi ketë (bën shenjën e shqiponjës)”, tha Emili Sande.

Qytetarët e Tiranës, por edhe ata që kishin ardhur nga rrethet për të kaluar Natën e Bardhë në Tiranë, patën mundësi mbrëmë që të ndjekin nga afër një nga zërat më të mirë të momentit, këngëtaren britanike, Emeli Sande.

“Clown”, “My kind of love”, “Hurts”, “Read all about it” ishin disa nga magjitë e Emeli Sande që ndezën Sheshin Skënderbej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje