Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve në të cilën ndodhet vendi për shkak të reshjeve të shumta.
Përmes një statusi në facebook Meta shpreh solidaritet për çdo familje të prekur nga përmbytjet.
Gjithashtu presidenti u bëri thirrje banorëve të prekur nga përmbytjet që të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile.
Ndërkohë më herët Berisha i kërkoi Metës që në një situatë të tillë papërgjegjshmërie të kreut të ekzekutivit sipas tij, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
STATUSI I PLOTE:
Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.
Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.
Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet. (TemA)
Bravo Meta! Ke folur si njeri dhe jo si Sala si “ari” .
Meta mos degjo nje te cmendur si sala-
kot
Saliut i kane ikur dhit.Na bene sikur i dhimbsen njerzitnga permbytja,dhe sikur eshte vetem ai,dhe nuk ka te tjere shqiperia,presidente e kryeminister.O pika qe nuk te bje o Berishe psikopati.O plaku Mere.Do qe te dukesh edhe ti.Nuk je njeri ti por kafshe.Ti ke vrare e ke masakruar shqipetret,dhe tani del diten per te qare.Zhduku,mos ta pafshim fytyren tende te zhgrabosur.
Sorra plake qe vetem kob di te ndjelle!
Z. kryetar duhet ta thërras Mbledhjen e Sigurisë Kombëtare dhe në te të merr pjesë Berisha s’bashku me mikun e tij FAZLLIQ!