Skandali i PD-së me firmat e lobimit, Daily Mail: Demokratët pësuan humbje dërrmuese, ja sa kanë paguar

1 Dhjetor 2017, 10:45Politika TEMA

Tabloidi britanik Daily Mail i ka kushtuar një shkrim të gjatë skandalit të Partisë Demokratike me firmat e lobimit.

Ajo shkruan se Demokratët edhe pse pësuan një humbje dërrmuese në zgjedhjet e 25 qershorit, u përfshinë në një skemë informale lobimi për të siguruar takime apo mbështetje false nga administrate e presidentit amerikan Donald Trump.

Media më e lexuar online në botë, nënvizon se Prokuroria e Tiranës ka filluar një hetim mbi paratë që Partia Demokratike ka përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Më tej informohet se prokuroria ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të shpjegojë deklaratën informale prej $ 675,000 (570,000 euro) nëpërmjet kompanive of-shore.

Më tej Daily Mail citon edhe liderin e demokratëve Lulzim Basha i cili në kundërshtim me faktet insiston se partia e tij ka deklaruar gjithçka në mënyrë korrekte.

“Partia Demokratike nuk ka asgjë për të fshehur,” tha ai ndërsa fliste në parlament.

“Demokratët pësuan një humbje dërrmuese në votimin e zgjedhjeve të 25 qershorit duke siguruar vetëm 43 vende në parlamentin me 140 vende. Socialistët fituan një shumicë të qartë me 74 vende,” mbyll shkrimin Daily Mail. (TemA)

7 komente në “Skandali i PD-së me firmat e lobimit, Daily Mail: Demokratët pësuan humbje dërrmuese, ja sa kanë paguar”

  1. lul hollandezi says:

    Or taj miku! Lylushka genjen dhe ne gjume ose dhe per oren,sic thote dhe Like florir Meta.Seriozisht e merrni se cfare thote ai eksiq nga mendja qe e ka ngelur mesuesja ne matematike???! (7×7=42 dhe 39+46=95 sipas lyl pinokut!)?!Ai eshte bere gazi i botes per popullin po e po, por dhe per ata qe e kane “zgjedhur” me demek dhe konkuron dhe me Nard humoristin,aleat te tij,i cili kophet e fundit i jep dhe keshilla…Cuditem si nuk e ka kapur akoma per zhelesh Xhuzi,apo s’ka si t’ja beje rrufepriteses se tij,dmth plakut te lig Mere ajo dhe ketu nuk ka faj!

  2. Meti says:

    Ha më të lumtë , bre!?

  3. 7×7=…42 !hhhaaaa haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  4. I says:

    Edi Rama ka pagu Tony Blair per me pagu ndonje gazetar te daily mail per me shkrujt kunder PD. Lame lesht tu pagu njerez neper bote. Gjynah se jane parate e popullit.

  5. Mentari says:

    Zagaret Komuniste kane penetruar edhe ne Daily Mail per te shpifur kunder Opozites.

  6. Genci says:

    Po LF construction group shpk e PD sa paguajti Per pd si kompani of shore

  7. Alidemsi prej Shkoze says:

    Lulu Basha me “tre bolet” e PD-se.Foto e goditur no coment!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje