Kreu i Emergjencave Civil, Shemsi Prenci ka dhënë informacion për situatën nga reshjet dhe masat e ndërmarra ku ka thënë se pritet një përkeqësim i situatës në juglindje dhe verilindje.
Ai e ka krahasuar situatën si të ngjashme me atë të vitit 2015.
Prençi kërkoi në një lidhje telefonike për News 24, kërkoi nga qytetarët që janë preku nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat ose të strehohen në katet e dyta të banesave.
“Në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje, dhe situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë. Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë.
Ka pasur probleme në aksin rrugor Vorë Thumanë, pasi kishte prezencë uji deri në dy metra në disa biznese.
Strukturat kanë qenë në ndihëm të qytetarëve. Një pjesë e qytetareve nuk kanë respektuar edhe thirrjen për të evituar lëvizjet.
Pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindore dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015.
Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat.
Aksi rrugor i Thumanës duhet të evitohet. Bizneset duhet të ndërpresin aktivitetin në akset rrugore që mos bëhen pengesë” tha Shemsi Prenci.
Paska edhe aks rrugor Gjirokaster – Thumane!!!
Shqiperia nuk ka sherbim real emergence civil, nuk ka zharrfikes,nuk ka sherbim pyjor. Qeveria nuk investon, stafet jane te paafte dhe partiake….Sfida e te ardhmes ne bote jane emergjencat civil. Investoni sa nuk eshte vone.Boll I bete taksat mobilie e autovetura.
Po nuk u lirua Shqiperia nga PD, Ps e LSI , permbytje e me keq do te ndodhin!
Na kane kthy ne kohen e Qepes!
Te na rroje partia!
O Tini, për sa kohë që njerëzit do të ndërtojnë pranë shtrateve të lumenjve, përmbytje ka për të pasur, përsa kohë njerëzit do ndërtojnë pa leje dhe jo sipas një plani të studiuar nga administrata dhe të merret leje nga ajo administrata sado e korruptuar që është, përmbytje dhe humbje prone do të kemi.