Financat e dyshimta të PD-së, KQZ fundos Bashën: Nuk deklaroi paratë e lobimit

1 Dhjetor 2017, 09:36Politika TEMA

Partia Demokratike, në harkun kohor të gjashtë ditëve, ka artikuluar publikisht tre alibi të ndryshme për të ‘shpjeguar’ fshehjen e kontratave me vlerë 675 mijë $, me kompani offshore, për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe burimin e pagesave të kryera.

Në datën 24 nëntor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideroi shashkë të bazuar në mashtrime akuzën për përdorim të parave të pista për lobim me kompani offshore amerikane.

Në datën 25 nëntor, Partia Demokratike pranoi kontratat e lobimit, por shtoi se këto kontrata janë dokumente publike që janë depozituar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë si dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.

Në datën 27 nëntor, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha në Report TV se kontratat e lobimit janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Varianti i fundit u mbrojt edhe nga vetë Basha, në seancën djeshme plenare.

Por, ditën e djeshme, zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, tha për Shqiptarja.com se, në raportin e shpenzimeve që Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ, nuk figuron një shpenzim i tillë.

Biba shtoi se gjithçka ka deklaruar Partia Demokratike janë pasqyruar në raportin financiar të PD. Raporti është publikuar në faqen zyrtare të KQZ, ndërsa është publikuar disa ditë më parë nga Shqiptarja.com.

“Ka një raport të shpenzimeve të Partisë Demokratike në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bashkë më partitë e tjera. Për tej çdolloj aludimi, ka një raport të PD në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet gjatë vitit zgjedhor dhe fushatës zgjedhore për zgjedhjet 2017. Në atë raport, i cili është dorëzuar dhe është firmosur nga Partia Demokratike, nuk ka asnjë lloj deklarimi në lidhje me këto shuma. Këtu fillon dhe mbaron çfarëdolloj gjëje”, shprehet Biba për Shqiptarja.com

Deklarimi

Zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka sqaruar edhe procedurën e deklarimit, duke hedhur edhe një herë poshtë pretendimet e PD për deklarimin e kontratave të lobimit. “Deklarimi, në bazë të ligjit bëhet përmes raportit dhe formularëve tip të hartuar nga KQZ, të cilët i marrin dhe i plotësojnë partitë politike.

Deklarimi nuk bëhet përmes letrash që i dërgohen KQZ sikur të jetë letër populli, duke thënë ‘unë kam edhe këtë kontratën’. Ato kontrata nënkuptojnë shpenzime dhe duhet të pasqyrohen në raport zyrtarisht. Ligji për partitë politike dhe Kodit Zgjedhor parashikon që partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjeve që si gjatë vitit zgjedhor, ashtu edhe gjatë viteve jozgjedhore të depozitojnë një raport në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet.

Edhe një herë, Partia Demokratike ka depozituar një raport. Në këtë raport nuk ekziston asnjë e dhënë se si janë siguruar këto të ardhura dhe si janë shpenzuar. Çdolloj gjëje tjetër është në kundërshtim me ligjin”, pohoi Biba.

Raporti, bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve të PD

Totali i të ardhurave, 88,045,551 lekë

Totali i të ardhurave nga fondet publike, 88,045,551 lekë

Totali i shpenzimeve, 58,197,289 lekë

Shpenzimet e PD

Konsulenca Barnes & Thornburg LLP, 6,385,000 lekë

Konsulenca Barnes & Thornburg LLP, 6,200,000 lekë

Media, 4,000,000 lekë

Materiale, 4,800,000 lekë

Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë, 3,000,000 lekë

Materiale promocionale, 3,036,000 lekë

Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë, 2,000,000 lekë

Media, 700,500 lekë

Media, 1,363,349 lekë

Media, 1,359,336 lekë

Media, 3,543,600 lekë

Materiale promocionale, 1,000,000 lekë

Media, 421,200 lekë

Media, 3,000,000 lekë

Mitingje/tubime, 2,500,000 lekë

Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë, 2,500,000 lekë

Media, 1,448,971 lekë

Media, 1,333,000 lekë

Media, 1,366,325 lekë

Konsulenca, 1,534,000 lekë

Media, 3,000,000 lekë

Media, 1,635,900 lekë

Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë 250,000 lekë

Konsulenca Clearpath Strategies 1,820,109 lekë

3 variantet e Partisë Demokratike për lobimin e padeklaruar

Varianti 1, Lulzim Basha

“Është një shashkë e bazuar në mashtrime e cila nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie, as nga një skandal i madh i cili është vënë në vëmendjen e opozitës nga burimet e partnerëve dhe i cili po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve.

Një gjë mund t’ju them me siguri se dekonspirimi i aksionit për arrestimin e kokave të policisë është bërë nga Fatmir Xhafa me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Saimir Tahirin. Arsyeja e dekonspirimit është e qartë: Edi Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve të cilët do të luanin rol në inkriminimin e drejtpërdrejt të Saimir Tahirit, të Fatmir Xhafës dhe të vetë Edi Ramës”.

Varianti 2, Partia Demokratike

“Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.

Megjithatë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Saimir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit”.

Varianti 3, Enkelejd Alibeaj

“Që kur dolën lajmet e Tahirit e Sotës, Rama e ka humbur qetësinë. Të gjitha skandalet ia humbën qetësinë Ramës dhe ka gjetur një lloj sjellje e nxjerrjes së gjasme skandaleve të PD. E filloi me CEZ, nuk funksioni, vijoi me kryebashkiakun e Mallakastrës nuk funksionoi edhe kjo. PD i ka depozituar në KQZ këto kontrata.

Ato janë publike, kush do mund t’i shikojë. Ato i ka edhe DASH. E kemi bërë këtë gjë për të ndërgjegjësuar për kanabisin, për këto skandale, për kthimin e këtij vendi që po mbyt me drogë tët gjithë Evropën.

Ne jemi transparent i kemi bërë të dituar shpenzimet. Kontratat janë të depozituara në KQZ, qartësisht. Këto janë pa vlerë, pasi është shpikje për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Prokuroria duhet të veprojnë dhe ne jemi gati që të paraqitemi. Mos u merr me këtë. Ne jemi gati të shkojmë në prokurori për gjithçka. Dokumentet i ka DASH. Kemi kaluar në filtrin e DASH. Ata kanë parë shumën dhe burimin e saj”. (Shqiptarja.com)

6 komente në “Financat e dyshimta të PD-së, KQZ fundos Bashën: Nuk deklaroi paratë e lobimit”

  1. tomsojeri says:

    Lidheni me ne fund kte armik klysh armiku shqiptaresh qe spo le “fush” e “brim” te diskretitoj e te sabotoj perparimin e Shqiperis dhe shqiptareve ! Ky klysh monstre, duhet te diskretitohet perfundimisht qe te mar me vete mendorin e tij dhe ter folen ku strehoen kta klysha k…..
    Boll,nuk durohet ma kjo ftyr e degjeneruar hajni e mashtrusi qe vec keq din me ba ! ………Ndyresir he ndyresir……..

    1. luleja says:

      Bravo ..tomsojeri….per komentin.
      Nuk e di kur do i vij dita e ..njeriut qe qesh..te na zhduket nje or e me par e te vej atje ku e kan vendin gjith tradhetaret e ktij vendi.
      kur do na qerohet nga syt ky sharlatan, agjent , tradhetar ..me emrin… lulfazllicberoshevic…

  2. lora says:

    A do ta mbroje DASH partine demokratike dhe Lulezim Bashen? Mos valle partia demokratike dhe Lulezim Basha e quajne veten pjese te SHBA-se dhe jo pjese te Shqiperise per te drejtat dhe detyrat qe kane ndaj komunitetit te tyre qe i mbeshtet? Se si flet Lulezim Basha dhe mekembesit e tij duket sikur ata kane zbritur ne token shqiptare per te administruar nje pjese te saj dhe njerezve qe i perfaqesojne, nga Marsi dhe nuk kane detyre te japin llogari para organeve legjime shqiptare. Me kujton vargjet e Nolit qe thoshte per Ahmet Zagollin: Rrofte Ahmet Zogu, rrofte; shpetimtari njerezimit; brez pas brezi u kujtofte; si sternip i Nastradinit. Te njejten gje shikoj edhe tek Lulezimi dhe “legjendari” Sali berisha qe e ka shprehur edhe vete qe Ahmet Zagollin e ka hyjnor. Hapet, qarte, me transparence te plote, veçse disa u kane plase syte dhe veshet per ti pare, ose jane çmendur e nuk e dine se ç’thone dhe bejne.

  3. sali kameleoni says:

    Kujt i ka ngelur sado pak cipe ose do qe ti ngelet te largohet menjehere nga partia e kanibaleve Pd saliu eshte njeriu me mizor dhe nje kameleon i lindur qe me cdo lloj formash arriti te beje nje masaker ne teresine e Shqipetareve

  4. Nacionalist says:

    Hani mut,
    Ju qeras Rama edhe me permbytjet!

  5. tomsojeri says:

    Asgje ska cudi ! Nje popull dhe nje deputet kur i drejtohet nje ambasadori ti zgjidh punet e tij kush e ve ne llogari !!!Kta vemje qe me parat qe i kan vjedh ktij populli blejn lobe ne vendin e “MADH”mos ju cudis se ndjejn qe e kan “lidh mir gomarin”! E din mir qe paraja hecen e Amerikes i intereson kush esht sherbetori i vuajtur i saj e ska pse pjerdh kush e drejton, sepse sic po shofim Ambasadori drejton ! Ska dyshim ma se kush i mban kta qelbesira ne siperfaqe qe turbullojn uj per hic gje, ndersa jan te zhytur ne hajni e krim ! Ska si spjegohet kurajo flagrante e tyre qe hedhin balt mbi Atdheun e tyre, qe ti shpetojn ndeshkimit ! Do te ishte shuplaka me e madhe historike e ktij populli, nese edhe MIKU I MADH i shpreses ju bashkohet ktyre gangstereve e te shgenjehen perfundimisht ! Esht turp i madh qe Amerika akoma ju hap deren ktyre krimineleve anti shqiptar dhe i ushqen me iluzione !Amerik , populli shqiptar nuk esht budalla dhe kte e tregoj me voten e tij ,fatkeqesisht esht qen i rahur qe nuk di te kafshoj dhunusin ,por nese sot ju adhuron ,dhe kte e ka treguar ,nuk ka per tju a falur shgenjimin se prej ktyre qelbesirave qe shesin popull e Atdhe “thika ka prekur palcen” E me kte rast dua ti drejtohem z. Alban Dega dhe z. Geri Kokalari te ngrini zerin aty e te mos lini te qet propaganistet antishqiptar te veshur me pushtetin e shqiptareve dhe parat e shqiptareve ,te hedhin helmin e tradhtis ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje