Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku një i moshuar ka rënë nga pallati duke gjetur vdekjen. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Sahati’ i Shkodrës.
I moshuari, Kasem Sula, 85 vjec ka rënë aksidentalisht nga pallati në tarracën e një dyqani.
Nga të dhënat paraprake, raportohet se i moshuari ka rënë rreth orës 02:00 të mesnatës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia po heton.