Situata në zonat e prekura nga përmbytjet në Vlorë, paraqitet ende problematike.
Pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati, ujërat kanë vërshuar në rrugë.
Raportohet se aktualisht është përmbytur aksi rrugor Levan-Tepelenë ku niveli i ujërave në rrugë mësohet se ka arritur deri në 20 cm.
Ndërkohë, problematike situata paraqitet edhe në gjithë rrethin e Fierit ku katër persona kanë bërë apel për ndihmë, pasi ndodhen të bllokuar brenda makinës në fshatin Ferras. (TemA)